Thonjtë duhet të mbahen mjaft të shkurtër. Sa më të gjatë që të jenë, aq më lehtë dëmtohen, sidomos nëse ju punoni në një proces ku nevojitet të vepruarit fizikisht.
Nëse ata janë në gjendje të mirë, ju mund të përdorni një prerëse normale; por nëse ndonjëherë janë shumë të trashë, do t’ju duhet një prerëse më e fortë. Në këtë rast, mos e përdorni vetëm në një drejtim dhe menjëherë, por pritini pak nga pak për të shmangur dëmtimet.
Thonjve të duarve duhet t’u jepet një formëe lakuar, ndërsa të këmbës duhet të priten drejt, për të shmangur futjen në mish. Por, nëse vazhdimisht vuani nga ky problem, duhet të shkoni te mjeku.
Thonjtë tuaj do të jenë më të butë pas dushit, kështu që nëse keni thonjtë e trashë, atëherë mund të jetë më e lehtë për t’i prerë ato. Kur thonjtë janë vetë të brishtë, mos i prisni kur janë të butë, të sapo larë.
Duhet të hidratoni duart dhe këmbët, duke përfshirë edhe thonjtë çdo ditë. Sa më i trashë të jetë kremi hidratues, aq më mirë.
Nëse përdorni xhel për thonjtë, lërini të marrin ajër herë pas herë për të parandaluar ngjyrimin e tyre.
Lexo edhe: Prerja e thonjve, si dhe sa shpesh duhet bere?
Sorry, there are no polls available at the moment.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu