Si t’i lajme rrobat e femijes?

0 0

Ndërsa fëmija është i vogël, koshat do të mbushen shumë shpejt me rroba të papastra të cilat duke qënë se lëkura e fëmijës është delikate, kanë nevojë të lahen në mënyrën e duhur. Si fillim na duhet t’ju themi se çdo veshje e fëmijës, qoftë edhe e sapoblerë në dyqan, duhet të lahet para se të përdoret.
Cili është detergjenti i duhur?
Do të ishte mirë të përdornit një detergjent specifik për fëmijë, i cili do të ishte tepër delikat për lëkurën e tij, e cila është gjithashtu delikate. Megjithatë, kjo nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të një detergjenti normal, pra atë që përdorni edhe për pjesën tjetër të veshjeve të familjes. Ideali do të ishte një detergjent i lëngshëm, i cili nuk le gjurmë në veshjet e bebes. Detergjenti nuk duhet të ketë aromë të fortë. Ndërsa lani rrobat e fëmijës, vendosni brenda lavatriçes një copë në të cilën keni shtrydhur lëngun e një limoni. Kjo do t’ju japë atyre një aromë të freskët dhe të pastër.
Në çfarë temperature duhet të lahen rrobat e bebes?
Ju mund të lani rrobat e fëmijës së temperaturën 30-40 gradë, gjë e cila do t’ju bëjë të kurseni gjithashtu edhe para. Nëse nuk do të përdorni një detergjent specifik për fëmijë, do t’ju këshillonim të bënit edhe një shpëlarje tjetër (shtesë). Para futjes së rrobave në lavatriçe duhet të shikoni nëse ato kanë njolla, apo mbetje ushqimi, feçesh etj. Nëse është kështu duhet t’i largoni këto mbetje dhe më pas të pastroni njollat me një detergjent specifik, në mënyrë që larja të bëhet edhe më efektive.
I hekurosni gjithmonë rrobat e fëmijës pasi janë tharë.

Lexoni dhe: Si te largojme aromen e keqe nga rrobat?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X