Largimi i njollave nga veshjet e fëmijës mund të jetë një sfidë për shumë nëna, për këtë arsye po ju japim disa këshilla të cilat mund t’ju ndihmojnë të bëni rrobat të shkëlqejnë.
Si të largojmë njollat nga veshjet e fëmijës?
Në disa raste larja në lavatriçe nuk mjafton për të larguar njollat nga veshjet e fëmijës dhe në këtë rast nëna mund të tundohet për të hedhur në mbeturina atë bluzë apo trupore. Nëse njolla është disi e lehtë do t’ju këshillonim ta lanit atë më parë me dorë duke e fërkuar me sapun Marsiglia dhe më pas ta vendosni në lavatriçe. Në këtë fazë mund ta vendosni të qëndrojë për pak kohë pas fërkimit në diell. Përdorni detergjent cilësor si edhe uthull apo sodë bikarbonat. Larja e njollës duhet të bëhet në moment, pra nuk duhet të kalojë shumë kohë.
Si të largojmë njollat e verdha nga rrobat e fëmijës
Nëse është e re mund ta fërkoni me sapun Marsiglia, dhe nëse është e vjetër duhet ta lini për disa orë në ujë të ngrohtë me sapun Marsiglia. Më pas e fërkoni dhe e vendosni në lavatriçe. Gjithashtu mund ta vendosni më parë në qumësht për 2 orë dhe ta lini të thahet në diell.
Njollat e bojës
E fërkoni njollën me një përbërje të përgatitur nga kripa me lëng limoni, apo duke tamponuar me një letër me alkool, dhe më pas në lavatriçe.
Njollat e vajit
Mund të hidhni pudër dhe ta fërkoni me furçë për disa minuta, dhe nëse nuk largohet njolla mund të përdorni benzinë. Në disa raste mund të jetë efektiv edhe përdorimi i detergjentit të enëve.
Lexoni edhe: Si te largojme aromen e keqe nga rrobat?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu