Rrobat e te porsalindurit, ja si t’i lajme pa perdorur detergjent

0 0

Fëmijët e porsalindur kanë një aromë të mrekullueshme të vogëlisë së tyre, e cila është më e mirë se çdo aromatizues tjetër. Lëkura e tyre është e butë dhe tepër delikate, dhe për këtë arsye duhet të tregoni shumë kujdes me larjen e rrobave të tyre.
Por si ta bëjmë këtë?
Pikërisht sepse lëkura e fëmijëve të porsalindur është shumë delikate ju duhet të tregoni kujdes me larjen e rrobave të tyre sepse ato janë në kontakt të drejtpërdrejtë me të. Duke qënë se sistemi i tyre imunitar nuk është ende i zhvilluar mirë, fëmijët e porsalindur janë shumë të ekspozuar ndaj bakterieve dhe infeksioneve. Krahas kësaj gjatë muajve të parë fëmijët kanë nevojë të ndërrohen shpesh, madje në disa raste mund të nevojitet ndërrimi i të gjithë veshjes sa herë të bëhet edhe ndërrimi i bebelinës, pra nënat kanë shumë punë në lidhje me larjen e rrobave të fëmijës.
Duhet marrë në konsideratë fakti se përdorimi i detergjentëve mund të irritojë lëkurën aq delikate të një fëmije që sapo ka dalë nga barku i nënës, kjo pasi ata janë shumë agresivë, si edhe të pasur me substanca që në disa raste mund të bëhen shkaktarë të një alergjie të mundshme tek fëmija. Ju duhet të keni shumë kujdes në mënyrë që të zgjidhni detergjentin e duhur për fëmijën tuaj dhe nëse është e mundur të bëni larjen e rrobave të bebes së vogël në mënyrë sa më natyrale, dhe në këtë rast pa përdorur asnjë detergjent!
Larja e rrobave pa përdorur detergjent, ja disa këshilla
Ju duhet të keni parasysh se pasi fëmija vjen në jetë nuk duhet të pastroni shtëpinë tuaj deri në sterilitet. Ju duhet të tregoni kujdes për të pasur një higjenë të mirë, por jo të bëheni të fiksuara pas dizinfektimit të ambienteve të shtëpisë. Veshjet e fëmijës duhet të lahen të ndara nga ato të pjesëtarëve të tjerë të familjes, por nuk është e nevojshme të sterilizohen apo të lahen në temperatura shumë të larta. Nëse do të vendosni të lani rrobat e fëmijës me një detergjent të caktuar që mund të blini në supermarket, duhet të përdorni në mënyë shumë korrekte dhe pa abuzuar këtë detergjent, duke mos përdorur asnjë lloj zbutësi.
Krahas larjes së veshjeve të fëmijës duhet të tregoni kujdes edhe në hapjen e tyre për t’u tharë. Nëse jetoni në një qytet shumë të populluar duhet të tregoni kujdes për të mos i hapur ato në tel gjatë orëve me trafik të rënduar, sepse smogu mund të lerë tek rrobat e fëmijës më shumë produkte kimike se vetë detergjenti apo vetë papastërtia e tyre para larjes. I leni rrobat të zbuten para se t’i lani me dorë apo lavatrice, kjo pasi do ta keni më pas më të lehtë për të larguar papastërtinë.
Së fundi po ju shpjegojmë një recetë që mund ta përgatisni në shtëpi për të përfituar një detergjent natyral, pa substanca kimike.
Ajo që ju duhet është:
• Sapun Marsiglia;
• Kripë;
• Sodë bikarbonat;
• Uthull të bardhë;
• Një patate.
Ja si ta përgatisni detergjentin natyral që mund të përdorni për larjen e rrobave të fëmijës:
E grini një copë nga sapuni Marsiglia me një grirëse djathi. E bashkoni masën e përfituar me një lugë kripë dhe një lugë sodë bikarbonat, duke e shtuar më pas këtë përzierje në ndarjen e posaçme të lavatriçes (vendin ku hidhni detergjentin) dhe më pas e programoni lavatricen për larje të rrobave delikate me temperaturë të ulët. Si alternativë mund të grini sapunin direkt mbi rrobat e fëmijës, ose vetëm mbi disa prej tyre dhe më pas të shtoni kripën dhe sodën bikarbonat në vendin e posacëm në lavatriçe.
Në vend të zbutësit mund të hidhni rreth 100 ml uthull të bardhë në vendin ku zakonisht hidhni zbutësin që përdorni gjatë larjeve. Në këtë mënyrë do të përftoni veshje të buta dhe të pastra, dhe në rast se keni dëshirë mund të shtoni disa pika vaj esencial më aromën tuaj të preferuar në mënyrë që rrobat e fëmijës të jenë të aromatizuara. Në fund duhet të fusni pataten e larë dhe pastruar mirë brenda një corape dhe më pas e vendosni bashkë me rrobat e fëmijës brenda në lavatriçe. Efekti i saj zbardhues do t’i bëjë veshjet e fëmijës më të bardha dhe më të pastra. Patatja mund të përdoret sërish për 4-5 herë para se të hidhet në mbeturina.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X