Si të përmirësojmë jetën seksuale, jo duke kryer marrëdhënie

0 0

Kjo është e vërteta  e hidhur: Më pak se 20 përqind e prindërve thonë se janë të kënaqur me cilësinë e jetës së tyre seksuale, sipas të dhënave nga Lasting, një aplikacion për këshillimin e martesave. Mund të jetë një klishe që nënat dhe baballarët thjesht janë shumë të rraskapitur fizikisht për të bërë përpjekje për të përmirësuar këtë aspekt të jetës, por siç e dinë prindërit e rinj, beteja është e vërtetë.

Megjithatë, nëse e gjeni veten në këtë kategori, mos e humbni shpresën ka një zgjidhje mjaft të lehtë. Sipas studimeve të shumta, sekreti i një jete seksuale të kënaqshme nuk ka asnjë lidhje me ndjenjat romantike, teknikën apo edhe shpeshtësinë. Përkundrazi, studimi tregon se seksi i mirë është i rrënjosur në një lidhje të fortë emocionale. Dhe mënyra më e mirë për të rritur lidhjen tuaj seksuale është duke folur për seksin.

Po, mund të jetë e vështirë, të paktën në fillim. Por është një hap thelbësor për të ndryshuar jetën tuaj seksuale. Është e zakonshme për burrat dhe gratë që të pësojnë luhatje në nivelin e tyre të dëshirës seksuale. Çiftet shpesh mendojnë për këto luhatje si një shenjë se gjërat nuk po shkojnë mirë, por duhet të dini se është e mundur të ruani kënaqësinë seksuale thjesht përmes komunikimit, edhe kur dëshira seksuale ndryshon me kohën.

Pra, si mund ta trajtoni këtë temë?

Për të filluar, secili partner duhet të mësojë më shumë rreth pikëpamjes së tjetrit mbi seksin dhe si përvojat e tyre të kaluara e kornizojnë perspektivën e tyre aktuale. Kjo sjell më shumë empati midis jush, që është shtytësi kryesor i bisedave të shëndetshme për seksin. Në fund të fundit, kjo ju mundëson t’i përgjigjeni kërkesave të partnerit tuaj për dashuri dhe të përmirësoni cilësinë e jetës tuaj seksuale.

Lexo edhe: Pse dëshira juaj seksuale rritet gjatë shtatzënisë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X