Si te lehtesojme dhimbjet e daljes se dhembeve?

0 0

Cilat janë disa nga mënyrat që mund të ndjekim për të lehtësuar dhimbjen që fëmija ndien gjatë daljes së dhëmbëve?
Ja çfarë duhet të bëni

Dalja e dhëmbëve të parë në më të shumtën e rasteve shoqërohet me simptoma të përgjithshme dhe lokale të cilat mund të rezultojnë të bezdisshme për fëmijën. Le të shohin cilat janë disa nga simptomat si edhe hapat që duhet të ndjekim për t’i lehtësuar ato.
Simptomat më të përgjithshme të daljes së dhëmbëve janë:
– Xhinxhiva të fryra dhe të skuqura;
– Pështymë e bollshme;
– Skuqje dhe irritim i lëkurës së faqeve, mjekrës dhe qafës;
– Irritim;
– Gjumë i çrregullt;
– Shqetësime gastro-intestinale;
– Temperaturë.
Para së gjithash ju duhet të siguroheni se simptomat që fëmija shfaq e kanë origjinën nga dalja e dhëmbëve, duke përjashtuar kështu shkaqe më të rënda. Ju duhet të mbani mend se dalja e dhëmbëve është një proçes fiziologjik dhe për pasojë shqetësimet do të zhduken brenda një kohe të shkurtër.
Në përgjithësi shenja e parë që sinjalizon daljen e dhëmbëve është tendenca që fëmija shfaq për të futur çdo objekt në gojë, kjo pasi ai ndien njëfarë lehtësimi duke kafshuar objekte të forta, me anën e të cilave masazhon xhinxhivat duke reduktuar kështu ndjenjën e bezdisë. Ju mund të përdorni lodra të posaçme të cilat vendosen në frigorifer, kafshimi i të cilave do të ketë efekt mpirës.
Disa mënyra tradicionale që mund të përdorni
Në më të shumtën e rasteve nuk është e nevojshme të ndërhyni duke e qetësuar gjendjen me medikamente, por mund të veproni duke përdorur metoda natyrale për qetësimin e të voglit tuaj.
Metodat natyrale shpesh përdoren për të zbutur disi dhimbjet dhe inflamacionin e xhinxhivave që shkakton dhëmbi që shtyn.
– Ju mund t’i bëni xhinxhivave masazh me një garzë sterile të zhytur në ujë të ftohtë ose mund të përdorni një krem me efekt qetësues. Ju gjithashtu mund t’i jepni fëmijës edhe çajra qetësues si për shembull kamomil, trumzë etj.
– Një tjeter zgjidhje natyrale do të rezultonte edhe përgatitja që ju mund të bënit në shtëpi me kamomil dhe “lule mace”. Kjo përgatitje mund të vendoset në ngrirje dhe më pas të përdoret për masazh të xhinxhivave, e cila do të rezutojë efektive duke qënë se do të veprojnë barërat dhe akulli njëkohësisht.
– Gjithashtu ju mund të përdorni një tjetër përzierje e cila do të bëhet nga vaji i trumzës, vaji i bajameve të ëmbla dhe vaji i rigonit.
Disa kura për daljen e dhëmbëve që shoqërohet me diarre dhe temperaturë
Nëse dalja e dhëmbëve shoqërohet me temperaturë mund të kërkoni nga pediatri t’ju këshillojë nëse mund t’i jepni fëmijës tuaj shurup me bazë paracetamoli, i cili përveçse ul temperaturën, vepron edhe kundër dhimbjeve.
Në rast se fëmija shfaq diarre është shumë e rëndësishme marrja e lëngjeve në mënyrë që të ulet rreziku i dehidratimit. Nëse fëmija shfaq mungesë oreksi mirë është të mos e detyroni të hajë, pasi kjo mund t’i shtonte edhe më tepër ndjenjën e bezdisë.

Lexoni edhe: Le t’ja lehtesojme dhimbjen e dhembeve femijeve






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X