Le t’ja lehtesojme dhimbjen e dhembeve femijeve

0 0

Disa mënyra të shëndetshme për të lehtësuar dhimbjet që fëmijët ndiejnë gjatë daljes së dhëmbëve.
1. Masazhet e xhinxhivave
Gjithçka që ju duhet të bëni është të lani mirë duart me sapun. Kjo është një metodë shumë e vjetër por efikase, pasi presioni që ushtrohet tek xhinxhivat e fëmijës lehtëson dhimbjen e dhëmbëve.
2. Luga e ftohtë
Fusni një lugë plastike në frigorifer dhe lereni disa orë për tu ftohur në pjesën e poshtme të tij. Mos e vendosni në akull pasi mund të ngjitet në gojën e fëmijës. E fërkoni lehtë pjesën e xhinxhivave të fëmijës me anën e rrumbullakët të saj.
3. Peshqiri i ftohtë
Zhysni në ujë ose qumësht gjiri një copë peshqiri të pastër dhe më pas vendoseni në frigorifer të ngrijë . Një zgjedhje shume e mirë dhe efikase do të ishte edhe zhytja e peshqirit në kamomil. Kjo do ta ndihmonte shumë fëmijën për të ndier më pak dhimbje.
4. Ushqimet e ftohta
Nëse fëmija juaj ka filluar të hajë ushqime të ngurta mund t’i jepni kos ose pure frutash, të cilat do të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të dhëmbëve.
5. Gjidhënia
Shpesh fëmijët gjatë daljes së dhëmbëve preferojnë të qëndrojnë më gjatë në gji si edhe të kërkojne të pijnë më shpesh, pasi ndihen më mirë pranë nënës si edhe kanë më pak dhimbje. Disa fëmijë mund të kafshojnë gjirin gjatë pirjes dhe nëse ai e bën këtë ju mund të ndërprisni proçesin për të ushtruar pak presion me gisht mbi xhinxhivat e tij.
6. Lodrat e posaçme prej pellushi
Përdorimi i një lodre prej pellushi organik do të ishte një alternativë shumë e mirë për të qetësuar dhimbjet e dhëmbëve të fëmijës. Këto lodra janë shumë të mira edhe nga ana higjenike pasi mund të lahen në lavatriçe.
7. Medikamentet që lehtësojnë dhimbjet
Para se ta bëni këtë përpiquni të kontaktoni me mjekun tuaj pediatër. Ju mund t’i jepni fëmijës shurup paracetamoli sidomos gjatë krizave së të qarave gjatë natës. Produkti duhet të jetë i posaçëm për fëmijë të vegjël.
8. Xheli me përbërës natyralë
Xheli që duhet të aplikohet tek xhinxhivat e dhëmbëve nuk duhet të përmbajë benzokainë, alkool dhe ngjyryrues. Përbërësi aktiv që duhet të përmbajë xheli natyral është eugenoli, i cili është një derivat që rrjedh nga bima e karafilit, e cila njihet për vetitë e saj antiseptike, analgjezike, antibakteriale dhe anestezike lokale.
9. Lodër druri
Në dyqanet e sendeve të fëmijëve apo farmaci mund të gjeni disa lodra druri të posaçme për të qetësuar dhimbjet e dhëmbëve të fëmijëve. Ato zakonisht punohen me dorë dhe janë të përbëra nga dru shumë i zgjedhur.
10. Xhirafa prej gome
Prej shumë vitesh njihet efikasiteti që ka sjellë në këtë drejtim pë rdorimi i xhirafës prej gome nga fëmija. Ajo është një lodër shumë e mirë pasi mund të kapet dhe mbahet shumë kollaj edhe nga fëmijët e vegjël, pra më të vegjël se 6 muajsh.
11. Frutat e freskëta
Frutat e vendosura në frigorifer, si për shembull copat e mollës apo të bananes, janë shumë të mira për të freskuar xhinxhivat e fëmijës. Ju mund t’i fusni ato brenda pasjisjeve të posaçme të cilat kanë formën e çuços. Përveç kësaj copat e frutave do të jenë edhe një ushqim shumë i shijshëm dhe i shëndetshëm për fëmijën.
12. E mbani të zënë me diçka
Ndonjë herë kryerja e një veprimtarie ndryshme mund të ndihmojë fëmijën në shpërqënrimin nga dhimbja e dhëmbëve, të paktën përkohë sisht. Ju mund t’i bëni fëmijës tuaj një banjo të ngrohtë , gjë e cila do ta ndihmojë të relaksohet.
13. Lodra me lëng
Në farmaci mund të gjeni një lodër të posaçme për të kruarjtur xhinxhivat e fëmijës, e cila mund të vendoset në frigorifer (akull) për rreth 15-20 minuta dhe më pas të përdoret. Më të mirat janë ato që kanë një vrimë në mes.
14. Lodra prej silikoni
Një metodë tjetër shumë e përdorur është kruarja e dhëmbëve me lodrën e silikonit. Ato mund të lahen shumë me lehtë si dhe mund të futen edhe në frigorifer. Mënyra më e mirë për tu përdorur do të ishte vendosja në dorën e nënës si një byrzylyk në mënyrë që fëmija të jetë sa më pranë saj gjatë përdorimit.
15. Gota prej silikoni
Nëse fëmija është mbi 6 muajsh mund të përpiqeni t’i qetësoni dhimbjet e dhëmbëve me anën e një gote me anë të posaçme silikoni në të cilën fëmija mund të pijë nga pak ujë. Thithja do të jetë shumë efektive për qetësimin e tij.
Lexoni edhe: Si te kuptojme qe femijes po i dalin dhembet?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X