Dhembet e pare te femijes

0 0

c01d896c4bb9d02269a30668bd934888

Kur dalin dhëmbët e parë tek fëmija?

Në përgjithësi shfaqen dhëmbët inçizivë të poshtëm (rreth muajit të 6-7), të cilët pasohen nga inçizivët e sipërm (rreth muajit të 8-9), më pas shfaqen incizivët lateralë të sipërm (rreth muajit të 10-11). Përsa ju përket dhëmbëve molarë duhet të prisni që fëmija të shkojë 14-18 muajsh, dhe pas muajit të 18-të shfaqen edhe dhëmbët kaninë të parë. Rreth muajit të 24-30 kompletohet goja e fëmijës me dhëmbë, ku të fundit shfaqen molarët sekondarë. Duke qënë se fëmijët nuk janë të njëjtë, tek disa mund të dalin në fillim dhëmbët e sipërm, dhe në këtë rast nuk duhet të shqetësoheni. Gjithsej dhëmbët e qumështit janë 20.

Si të luftojmë shqetësimet e daljes së dhëmbëve

Në këtë moment mund t’ju vijë në ndihmë paracetamoli (takipirina), i cili është një medikament që mund të qetësojë shumë dhimbjet e fëmijës. Gjithashtu mund të përdorni edhe medikamente lolake me efekt qetësues të cilat mund të aplikohen tek xhinxhivat e fëmijës. Nuk duhet në asnjë mënyrë të fërkoni xhinxhivat me anën e alkoolit apo substancave të tjera të cilat mund të jenë helmuese për fëmijën, por mund t’i fërkoni ato me anën e gishtit tuaj i cili duhet të lahet më parë. Një tjetër zgjidhje do të ishte edhe diçka e ftohtë (për shembull një lodër plastike e posaçme, një ushqim apo pije e ftohtë). Mos harroni që në këtë periudhë ta mbani fëmijën sa më pranë vetes por pa e ekzagjeruar. Nëse gjatë gjumit ai qan, prisni për të parë nëse ka nevojë të ndërhyni apo do të vetëqëtesohet brenda pak sekondave (mund të ndodhë që fëmija të qajë në gjumë dhe të pushojë për pak sekonda).

Lexoni edhe: Dhembet e pare te bebes, shtate faktet qe duhet te dini






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X