Si të laheni në mënyrë që të mos dëmtoni lëkurën tuaj?

0 0

Dushi shumë i shpeshtë bën që të përjetojmë tharje të lëkurës. Dushi “pjesë-pjesë” në vend të dushit të përgjithshëm dhe “seancat” e shkurtra në dush mund të zvogëlojnë humbjen e elementëve hidratues natyralë, të cilët janë përbërës të trupit tonë që mbrojnë shtresën e jashtëm të lëkurës.

Siç e kemi thënë edhe në artikuj të mëparshëm edhe uji i nxehtë ka efekte tharjeje kështu që preferohet uji i ngrohtë ose i vakët.

Ju mund të përdorni një furçë ose një sfungjer, por nëse po përpiqeni të ruani funksionin e barrierave të lëkurës, gjëja më e mirë që mund të bëni është larja lëkura me lëkurë (pra duke mos përdorur sfungjerë por vetwm duart). Ose tek e fundit mos zgjidhni asgjë tjetër më të fortë se maja e gishtave, pra kujdesuni të merrni një sfungjer apo furçë që është aq e butë sa dora juaj. Qëndroni larg produkteve me aroma të tepërta, të cilat mund të shkaktojnë reaksione alergjike. Problemi me sapunin është se ai ndryshon pehashin e lëkurës dhe pengon aciditetin e lëkurës, një shtresë që na mbron nga bakteret dhe viruset e dëmshme, si dhe lejon  bakteret e shëndetshme të jetojnë në lëkurë. Ju mund të blini shampoo pastrimi, xhel dushi ose larës trupi por zgjidhini ato pa përbërje sapuni, që të mos bëjnë shumë shkumë dhe pa aroma.

Për zonat që kanë gjëndra yndyrore ose gjëndra djerse si sqetullat apo pjesët intime, është mirë që të pastroheni çdo ditë. Idea është të mos pastroheni edhe në mëngjes edhe në darkë apo edhe pas palestrës. Nëse jeni duke u larë tri herë në ditë, do të jetë e vështirë për ju që të ruani lëkurën e hidratuar. Pas larjes gjithmonë lyeni me hidratues lëkurën e thatë. Shmangni peshqirët e ashpër pasi edhe ata mund të dëmtojnë mbrojtjen e lëkurës.

Lexo edhe: Pjesa e trupit qe lani me pare kur beni dush tregon shume per personalitetin tuaj

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X