Pse duke hidratuar lëkurën tuaj ndihmoni në parandalimin e sëmundjeve të lidhura me moshën?

0 0

Hidratimi i lëkurës është mënyra më e mirë për të mos e lënë atë të thatë dhe për ta mbajtur të freskët.

Por a ekziston një lidhje midis lëkurës së thatë dhe një sërë sëmundjesh që lidhen me moshën?

Hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë, San Francisko kanë arritur në përfundimin se lëkura e dëmtuar nga mosha mund të jetë një faktor kontribues për një numër problemesh të lidhura me moshën, si sëmundjet e zemrës dhe sëmundja e Alzheimerit.

Në hulumtimet e publikuara më herët këtë muaj në Journal of the European Academy of Dermatology, shkencëtarët treguan për vëshgimin që kishin bërë tek të rriturit e moshuar.

“Njerëzit e moshuar shfaqin inflamacionsistemik kronik, subklinik një gjendje që lidhet me një sërë çrregullimesh kronike që lidhen me moshën, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, diabetin e tipit 2, osteoporozën dhe sëmundjen Alzheimer.

Për ta kuptuar këtë, duhet të kuptojmë se çfarë janë citokinet.

Këto proteina të vogla lëshohen nga sistemi imunitar i trupit për të sinjalizuar inflamacionin në zonat e dëmtuara të lëkurës.

Nëse këto proteina hyjnë në sistemin e qarkullimit, fillon procesi i inflamacionit dhe plakjes. Të moshuarit janë më të prirur për këtë, sepse lëkura e tyre është më e prirur për t’u dëmtuar.

Pas përfundimit të studimit të UCSF, studiuesit zbuluan se të moshuarit, të cilët përdorën tre mililitra kremra të lëkurës për ta hidratuar dy herë në ditë, kishin ndjeshëm më pak citokina të lidhura me sëmundjet kronike.

Dr. Gayatri Devi, një neurolog në Spitalin Lenox Hill në Nju Jork tha se është kuptuar prej kohësh që shënuesit inflamatorë shoqërohen me ndryshime patologjike të lidhura me plakjen, siç janë sëmundjet kardiovaskulare dhe Alzheimer.

Ideja e përdorimit të një trajtimi të thjeshtë si për shembull, një hidratues i lëkurës, është një mënyrë për të zvogëluar inflamacionin e lidhur me moshën.

Hulumtimi nxjerr në pah rëndësinë e hidratimit të lëkurës sidomos tek të moshuarit.

Lëkura e hollë dhe plakja

Lëkura është “organi” ynë më i madh dhe barriera kryesore midis pjesës së brendshme tonës dhe botës së jashtme. Por shëndeti i lëkurës nuk duhet t’ju vijë në mendje vetëm kur keni probleme.

Një nga mënyrat më të mira për të ruajtur shëndetin e mirë të lëkurës është thjesht ta mbani atë të hidratuar.

Hidratimi bazë ndihmon në ruajtjen e barrierës së lëkurës, barrierën ndaj botës së jashtme. Është e rëndësishme të ruhet ky aspekt, veçanërisht për njerëzit më të moshuar që e kanë më të vështirë për të ruajtur lagështirën në lëkurë.

Pra, çfarë ndodh me lëkurën tonë teksa plakemi? Vepron graviteti dhe lëkura humbet elasticitetin e saj. Kjo mund të hollojë lëkurën e jashtme dhe të pengojë aftësinë e saj për të qëndruar e hidratuar.

Për më të rinjtë, është më mirë që të pastrohet trupi duke përdorur sapunë natyralë, pasi produktet me aroma dhe parfume përmbajnë irritues që mund të ndikojnë negativisht në lëkurë.

Sa i përket kohës më të mirë për të hidratuar, rekomandohet që është ajo kur dilni nga dushi sepse ndihmon në ruajtjen e lagështirës që është tashmë në lëkurë.

Së fundi, është e rëndësishme të mbani mend se shumë nxehtësi mund të thajë lëkurën dhe kjo përfshin edhe ujin e nxehtë gjatë dushit.

Lexo edhe: Maska natyrale qe zhduk rrudhat e syve






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X