Si te dobesohemi pas lindjes? Disa keshilla

0 0

Humbja e peshës së fituar gjatë 9 muajve të shtatzanisë është diçka që shqetëson shumë nëna të reja dhe në lidhje me këtë ju nuk duhet të ndiheni aspak fajtore. Është e drejta juaj të dëshironi të ndiheni të bukura, të filloni të kujdeseni për trupin tuaj dhe ta pëlqeni sërish atë.

Nëse dikush ju këshillon të përqëndroheni vetëm tek fëmija, ndërkohë që ju e ndieni të nevojshme të rrëzoni ato kilet e tepërta, do të ishte mirë të mos i dëgjonit. Ju jeni nëna por jeni edhe femra dhe si të tilla keni të drejtë të kujdeseni për veten tuaj, megjithatë këtë nuk mund ta bëni menjëherë pas lindjes.

Disa këshilla bazë për tu dobësuar pas lindjes 

• Nëse jeni duke ushqyer me gji keni nevojë vetëm për 500 kalori shtesë në mënyrë që të ushqeni si duhet fëmijën tuaj ndërkohë të gëzoni një shëndet të mirë. Nëse do të ndiqni një dietë duhet të merrni parasysh këtë fakt.
• Dieta më e mirë është ajo mesdhetare. Evitoni çdo lloj diete që premton mrekulli duke konsumuar vetëm disa lloje ushqimesh. Ajo peshë e humbur ka tendencë të rifitohet menjëherë.
• Para se të filloni një dietë duhet të kenë kaluar disa muaj nga lindja.
• Edhe pse koha juaj do të jetë e limituar, duhet të gatuani gjithmonë vakte të shëndetshme, për shëndetin e trupit tuaj si edhe të fëmijës.
• Përdor mikrovalën për të gatuar disa vakte të shpejta dhe pa yndyrë.
• Praktikoni ushtrime fizike për të tonifikuar trupin.
• Keni uri jashtë vakteve? Konsumoni karrota të gjalla, finok si edhe perime të tjera të gjalla apo ziera.

Evitoni:

• Kapërcimin e vakteve;
• Ushqimet e pasura me yndyrë shtazore apo të skuqura;
• Kujdes me pijet me gaz si edhe sheqer;
• Të vuani nga uria! Ushqyerja duhet të jetë e shëndetshme dhe e plotë. Të jesh në dietë nuk do të thotë të vdesësh urie!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X