Gjatë 9 muajve gruaja merr një peshë rreth 8-13 kg, por nuk mund të pëjashtojmë edhe rastet kur një grua mund të marrë deri në 30 kg apo më shumë. Pesha ideale mund të konsiderohet ajo prej 10 kg, dhe shumica e tyre rrëzohen që në momentin e lindjes së fëmijës.
Që në momentin e lindjes gruaja humb peshë, por sa është konkretisht ajo?
Sigurisht që pasi keni kaluar shumë muaj me një bark shumë të madh në trupin tuaj tani do të keni dëshirë të dukeni në formë, dhe kështu pesha fillon të bëhet një prej mendimeve më të rëndësishme që përshkon mendjen e nënës së re, sidomos gjatë muajve të fundit të shtatzanisë.
Lajmi i mirë është se humbja e peshës fillon që në momentin e lindjes, gjatë së cilës nuk humbet vetëm pesha e fëmijës. Gjatë lindjes në të vërtetë del edhe placenta si edhe lëngu amniotik bashkë me lëngje të tjera të akumuluara. Pra që në momentin e lindjes gruaja humb rreth 5-6 kg, megjithatë nuk mund të lemë pa përmendur edhe rastet e grave që humbin deri në 8 kg. Edhe gjatë ditëve të para pas lindjes humb një pjesë e kg sepse dalin jashtë lëngjet dhe gjaku, peshë e cila shkon deri në 2 kg. Por nuk duhet të mendoni se barku juaj do të bjerë menjëherë edhe pse pesha ka filluar të rrëzohet.
Lexoni edhe: Perse pas shtatzanise pesha e gruas rritet?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu