Si ta kuptojmë nëse fëmija është gati të shkojë në parashkollor?

0 0

Kuptimi i moshës së duhur për të çuar fëmijën në kopsht nuk ka të bëjë aspak me zhvillimin edukativ të fëmijës. Fëmijët kanë tendencë të jenë gati rreth moshës 3 ose 4 vjeçare. Në atë pikë, fëmija pritet të transferohet nga çerdhja në një mjedis më intensiv arsimor. Por, ta dini se nuk është e lehtë, të paktën për prindërit, t’i japin përparësi gjërave të duhura. Aftësitë që një fëmijë duhet të kultivojë para kopshtit janë: të shkojë vetë në tualet, të dijë pak të lexojë, të shkruajë, të numërojë dhe më shumë të jetë i  socializuar.

Studiuesit vërejnë se prindërit që tashmë kanë foshnjën e tyre në një institucion të mirë mund të mos kenë nevojë të kalojnë në parashkollor fare. Kjo për shkak se aftësitë që një fëmijë po mëson në mjedisin e çerdhes janë shumë të përafruara me aftësitë më të rëndësishme që do të mësojë kur të arrijë në kopsht.

Ato aftësi thelbësore para kopshtit përfshijnë aftësinë për të luajtur, komunikuar dhe bashkëpunuar me të tjerët, aftësinë për të dëgjuar dhe ndjekur udhëzimet, dhe aftësinë për të pritur në rresht ose për t’u ulur. Njohja e alfabetit, e ngjyrave dhe e formave, dhe mundësia për të numëruar shpesh nuk mësohen në çerdhe. Qëllimi i kopshtit është që të sigurojë që të gjithë fëmijët të kenë të njëjtin formim para se të hyjnë në klasën e parë, pa marrë parasysh se çfarë aftësish kanë zhvilluar para kopshtit.

Më e rëndësishme se aftësitë, megjithatë, është të kuptohet nëse të dy palët fëmijët dhe prindërit janë gati të bëjnë një tranzicion. Në disa raste, kalimi i një fëmije nga çerdhja që tashmë ofron mundësi të mira të edukimit social mund të jetë traumatik. Dhe disa prindër që kanë fëmijë në shtëpi thjesht nuk mund të jenë të gatshëm të ndahen nga fëmija i tyre.

Pavarësisht moshës, ekspertët pajtohen se nëse një fëmijë qëndron në një çerdhe me cilësi të lartë ose hyn në parashkollor, marrëdhëniet janë të rëndësishme.

Lexo edhe: Nëse i lexoni fëmijëve para se të shkojnë në kopsht ata do të mësojnë mbi 1 milion fjalë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X