Në kopsht e quajnë “jashtëqitje”, diskriminimi i vajzës me ngjyrë

0 0

 

Racizmi është një problem që sot po merr gjithnjë e më shumë hapësirë në shoqëri e komunitet dhe për fat të keq, së fundmi ka prekur edhe fëmijët si një epidemi ngjitëse.

E sigurt është që ata nuk kanë asnjë qëllim keqdashës apo paragjykim, por për fat të keq fëmijët riprodhojnë gjithçka që dëgjojnë nga të rriturit në familje dhe përreth.

Këtë e demonstron më së miri historia e një vajze 3-vjeçare, e cila është në kopsht ku vuan pasojat e racizmit.

I ati i saj ka postuar një video ku bisedon me të bijën dhe ajo thotë se në kopsht e quajnë “jashtëqitje”, për shkak të ngjyrës së errët të lëkurës. Vajza e vogël vazdon më tej duke thënë se nuk i do fëmijët e kopshtit pasi ata e quajnë të tillë dhe mundon veten duke pyetur përse lindi kaq e errët në lëkurë.

I ati duke u përpjekur ta qetësojë i pohon se ajo është e bukur gjithsesi dhe thekson se postimi i kësaj videoje nuk është një akuzë për fëmijët, pasi ata janë të vegjël, por një apel për prindërit të cilët duhet të tregohen më të kujdesshëm sepse sjelljet dhe fjalët e tyre, mund të kenë pasoja serioze tek një fëmijë i pafajshëm.

Lexo edhe: 8 aftesi te rendesishme per jeten qe duhet t’i mesoni femijeve






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X