Si ta kuptoj nëse kam mungesë hekuri pas lindjes?

0 0

Problemet me nivelet e hekurit pas lindjes

Ndjenja e lodhjes dhe në përgjithësi mungesa e disponimit, ndonjëherë janë shenjat kryesore se ju nuk jeni duke marrë hekur mjaftueshëm.

Problemi është se shumica e nënave të reja ndihen të lodhura. Dhe mund të ndiheni jo në humor për shkak të fazës pas lindjes ose shumë sfidave me të cilat duhet të përballeni me të porsalindurin.

Është normale të keni pak mungesë hekuri pas lindjes. Lindja, dhe gjakderdhja vaginale që ndodh gjatë gjashtë javëve të para, ka tek shumica e nënave këtë efekt.

Megjithatë, nivelet e hekurit kanë gjasa të kthehen në normalitet kur trupi juaj rimëkëmbet nga lindja, me kusht që të ndiqni një dietë e ekuilibruar me shumë ushqime të pasura me hekur.

Është e rëndësishme që të mbani lart nivelet e hekurit. Trupi juaj ka nevojë për hekur për të prodhuar hemoglobinë, e cila ruan dhe mbart oksigjen në qelizat e kuqe të gjakut.

Duke pasur sasi të ulët hekuri, ju nuk do të jeni në humor dhe kjo mund ta bëjë më të vështirë për ju lidhjen me fëmijën.

Mungesa e hekurit mund t’ju bëjë të ndiheni e irrituar dhe të bëheni më të ndjeshme ndaj depresionit postnatal. Lodhja mund të bëjë gjithashtu më të vështirë ushqyerjen me gji.

Ka dy lloje ushqimesh të pasura me hekur:

  • Mishi i kuq, peshku dhe shpendët përmbajnë hekur, i cili përdoret lehtësisht nga trupi juaj.
  • Frutate thata dhe perimet jeshile të errëta që përmbajnë një lloj hekuri (jo hemik) që absorbohet pak më me vështirësi nga trupi.

Vitamina C ndihmon trupin tuaj të absorbojë hekurin jo hemik në ushqim. Pirja e lëngut të portokallit ose ngrënia e frutave dhe perimeve të pasura me vitaminë C, të tilla si speci ose kivi gjatë ngrënies, do të ndihmojnë në absorbim.

Shmangni pijen e çajit dhe kafes me ushqim, meqë ato përmbajnë polifenole, të cilat e bëjnë më të vështirë për trupin tuaj që të absorbojë hekurin nga ushqimi.

Lexo edhe: A ka nevoje per hekur femija im?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X