Ndërsa ndërroni bebelinën e bebes mund të shikoni se ka shenja gjaku, e madje kjo mund të ndodhë edhe gjatë muajve të parë ndërsa fëmija është duke u ushqyer vetëm me qumësht gjiri. Sigurisht që kjo nuk është shenjë normale dhe duket se diçka nuk shkon.
Jashtëqitja me gjak të fëmijët, cilat mund të jenë arsyet?
Nëse fëmija juaj ushqehet vetëm me qumësht dhe nuk ka filluar ende ushqimin arsyet mund të jenë:
- Plasaritje në zonën e anusit. Kjo mund të shkaktohet nga një diarre ose nga acarimi i mukozave. Edhe konstipacioni do të jetë një shkaktar shumë i rëndësishëm. Në këtë rast gjithçka kalon vetë por gjithsesi mendimi i mjekut është tepër i vlefshëm.
- Nëse shoqërohet edhe me diarre mund të shkaktohet nga një virus si: shigella, salmonela, campylobacter etj. Këto bakterie acarojnë zorrën dhe më pas ajo pëson çarje. Mund të nevojitet përdorimi i antibiotikut gjithmonë me përshkrimin e mjekut.
- Ky është një inflamacion që prek zorrën dhe mund të shfaqet edhe tek të porsalindurit. Mund të mos shkaktojë dhimbje por shkakton gjakderdhje. Nuk dihet me saktësi nga se shkaktohet por mendohet se një rol luan edhe gjenetika. Mjeku mund të përshkruajë një kurë kundër dhimbjes, apo edhe antibiotik.
- Edhe alergjia ushqimore mund të shkaktojë gjakderdhje të shoqëruar me mukus. Në disa raste mund të jetë edhe shenjë e alergjisë ndaj glutenit. Bisedoni me mjekun në lidhje me ushqimet që duhet të mos konsumojë fëmija. Kjo ndodh kur fëmija ka filluar ushqimet e ngurta.
Lexo edhe:Fecet e bebes, mesoni prej tyre kur femija nuk eshte mire
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu