Fecet e bebes? Mesoni prej tyre kur femija eshte mire

0 0

Është shumë e rëndësishme që nëna të vëzhgojë feçet e fëmijës gjatë çdo ndërrimi, kjo pasi ato janë një sinjalizues shumë i mirë i gjendjes së tij shëndetësore. Ato mund të bëhen tregues i ndonjë problem që fëmija mund të ketë, dhe kryesisht i problemeve me zorrët si edhe nëse ushqyerja e fëmijës është bërë në mënyrën e duhur, gjë e cila ndikon në rritjen e tij.

Treguesi më i rëndësishëm: ngjyra e feceve

Para se të vëzhgoni ngjyrën e feçeve duhet të merrni parasysh nëse fëmija ushqehet me gji, me formulë apo ka filluar ushqimet e ngurta. Feçet e një fëmije që ushqehet me gji duhet të jenë të verdha në jeshile dhe të buta, të atij që ushqehet me formulë duhet të jenë në kafe dhe të atij që ushqehet me ushqime të ngurta më të errëta dhe më të bollshme.

Nëse fecet janë të qarta

Kjo tregon se ka ndodhur një anomali në absorbimin e yndyrnave. Nëse përsëritet vazhdimisht nënkupton paaftësinë e zorrëve për të thithur elementët e vlefshëm që ndodhen në ushqime.

Nëse ka fije të bardha

Prezenca e mukusit mund të jetë sinjalizues i një inflamacioni tek zorrët, ndodh nëse fëmija ka një ftohje dhe kollë, pasi diarreja ka përfunduar etj. Pra nëse fëmija është duke kaluar një gjendje gripale.

Fecet me shenja gjaku të qartë

Prania e gjakut tregon se ka një hemorragji të vogël në zonën fundore të zorrëve, ose në rast se fëmija vuan nga konstipacioni.

Feçet e zeza

Është një fenomen që ndodh rrallë dhe nëse ndodh duhet të shkoni tek mjeku, sidomos nëse përsëritet disa herë ose theksohet më tepër.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X