Shefja letër punonjësve: Familja është e para, puna mund të presë

0 0

 

Për shumë prindër që janë në marrëdhënie pune, ekuilibri mes jetes profesionale dhe asaj familjare është shumë i vështirë të gjendet. Nga njëra anë detyrimet e shumëfishta dhe nga ana tjetër presioni i punëdhënësve dhe eprorëve e ngarkojnë shumë një nënë që punon, duke e bërë të pamundur që të jetë e suksesshme në të dy aspektet e jetës.

Por Charity Delmo, themeluesja dhe menaxherja e në kompanie të quajtur Ideal Visa Consultancy, kërkon që punonjësit e saj të dinë se po të jenë të detyruar të zgjedhin mes punës dhe familjes, të zgjedhin gjithmonë familjen.

Tingëllon e çuditshme kjo nga ana e një shefeje dhe ajo vetë e di mirë këtë, pikërisht këtë i ka kërkuar gjithë punonjësve të saj përmes një letre të hapur, e cila ka bërë xhiron e internetit.

“Unë u kam marrë në punë që të jeni më të mirë dhe t’i oforni më shumë mundësi familjes. Jo të largoheni prej tyre, jo të humbisni momentet më të rëndësishme të fëmijëve për shkak të punës. Ju nuk duhet të jeni të mirë vetëm për kompaninë, por në radhë të parë për familjen. Pra, nëse do të vijë koha të zgjidhni mes një angazhimi në punë dhe një angazhimi familjar, zgjidhni angazhimin në familje. Puna këtu është, mund të presë, familja jo”, – ka shkruar ndër të tjera drejtorja e kompanisë në fjalë.

Më tej ajo është shprehur se ka bindjen që një person i lumtur në familje do të jetë më i lumtur dhe më produktiv edhe në punë.

Lexo edhe: Ulje e numrit te lindjeve, nenat nuk gjejne mbeshtetjen qe u duhet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X