Sëmundja e tetanozit, ja pse duhet të bëhet vaksina

0 0

Tetanozi, një sëmundje akute infektive, nuk është ngjitëse, e shkaktuar nga bakteri Clostridium tetani dhe parandalimi i kësaj sëmundje bëhet vetëm me anë të vaksinës.

Ky bakter është një toksinë që arrin me anë të gjakut dhe sistemit limfatik në sistemin nervor qëndror, duke ndikuar kështu në lirimin e neurotransmetuesve që rregullojnë muskulaturën, duke shkaktuar kontraktime dhe shumë spazma.

Situatat e rrezikut

Në përgjithësi, plagët sipërfaqësore, nëse dezinfektohen siç duhet, nuk janë me rrezik për marrjen e sëmundjes së tetanozit, sepse sporet që shkaktojnë sëmundjen kanë nevojë për një mjedis pa oksigjen dhe kjo gjendje mund të ndodhë vetëm nëse plaga është e thellë apo nekrotike. Në rast të kësaj të fundit ju mund të jeni të ekspozuar ndaj sëmundjes së tetanozit dhe duhet të kontaktoni urgjentisht me mjekun ose të shkoni në urgjencë. Ndryshe nga çfarë besohet në përgjithësi nuk është ndryshku ai që shkakton tetanozin, por mund të ndodhë që të prekeni nga sëmundja nëse një objekt i ndryshkur ka qenë i ndotur nga feçet e kafshëve që bartin bakterin në zorrët e tyre (përgjithësisht kuajt, delet, qentë). Ndryshku është vetëm tregues i qëndrueshmërisë së gjatë të objektit metalik në mjedis dhe për rrjedhojë e rrezikut të ndotjes.

Vaksinimi është i sigurt

Reaksionet negative ndaj vaksinës që ndodhin më shpesh, janë zakonisht të lehta dhe përfshijnë pamjen e ënjtjes dhe skuqjes në vendin e injektimit, e cila zhduket brenda dy ose tre ditëve në 25% të rasteve. Më rrallë (në rreth 3% të rasteve) mund të ndodhin reaksione më të mëdha dhe më të dhimbshme lokale që ndodhin duke filluar nga 2-8 orë pas injektimit dhe janë të raportuara zakonisht në të rriturit që janë paralajmëruar disa herë.

Paralajmërimi është i nevojshëm.

Vaksina për tetanozit, këshillohet në vendin tonë edhe për nënat shtatzëna (https://www.shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/02/56.pdf) dhe përfshin marrjen e tre dozave. Përgjithësisht tek të vegjlit vaksina merret tre herë në vitin e parë të jetës (të tretë, e pestë dhe dymbëdhjetë muaj të moshës), një dozë përforcuese kryhet kur fëmija është 5 vjeç dhe një tjetër kur është 15 vjeç. Mbrojtja bie me kalimin e kohës.

Lexo edhe: Vaksina qe duhet bere ne javet e para te jetes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X