Sekreti për të humbur peshë pa mbajtur dietë

0 0

 

Sekreti i humbjes së peshës pa mbajtur dietë? Ndiqni një orar të saktë të vakteve. Sipas një studimi britanik të publikuar në revistën Journal of Nutritional Sciences, ndryshimi i orëve të mëngjesit dhe darkës do të bënte më e lehtë humbjen e masës së yndyrës. Në veçanti, ngrënia vonë e mëngjesit dhe herët e darkës me 90 minuta, pa ndryshuar dietën tuaj, ju ndihmon të humbisni dy herë më shumë yndyrë në krahasim me ata që nuk e ndjekin këtë plan.

Ndikimi i metabolizmit

Studimi i kryer në Universitetin e Surrey tregoi se orari i ngrënies ndikon në metabolizëm. Për më tepër, hulumtuesit vërejtën se:

  • kufizimi i kohës që ju jeni i lirë për të ngrënë gjatë ditës është i lidhur me një reduktim të përgjithshëm të ushqimit të konsumuar;
  • duke e lënë trupin tuaj të lirë nga ushqimi për një numër të caktuar orësh përfitimet janë marrë, nevoja për të ngrënë është më pak urgjente;
  • Është gjithmonë më mirë të hahet më shumë në pjesën e parë të ditës për të nxitur funksionimin e duhur të metabolizmit.

Pasi është aplikuar në një numër të vogël individësh (13 persona) dhe për vetëm 10 javë, eksperimenti që ka zbuluar sekretin e humbjes së peshës do të duhet të përsëritet në një numër më të madh njerëzish për të marrë më shumë konfirmime. Natyrisht, autorët thonë, “sado i vogël, studimi ofron informacion të vlefshëm sesi ndryshimet e vogla në kohën e ushqimit mund të kenë përfitime për trupin tonë. Reduktimi i yndyrës së trupit zvogëlon rrezikun e obezitetit dhe sëmundjeve të lidhura me të, kështu që është jetike për të përmirësuar shëndetin tonë të përgjithshëm “.

Ta dini!

Ky studim tregon se një regjim i tillë përveç përmirësimit të metabolizmit, është i mirë për shëndetin në përgjithësi, duke ngadalësuar proceset e plakjes.

Lexo edhe: A mund te perdoret kafeina per te humbur peshe?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X