A mund të përdoret kafeina për të humbur peshë?

0 0

Përdorimi i kafeinës për të humbur peshë nuk ka ndikim në afat të gjatë. Një studim i ri ka zbuluar që pas marrjes së një sasie të vogël të kafeinës, konusmi i kalorive në mëngjes ulej me 10%. Por, ky reduktim i kalorive nuk zjgat shumë, pasi kompensohet gjatë pjesës tjetër të ditës.

Rregullator i oreksit

“Studimet e mëparshme, – shpjegoi autori kryesor i studimit, Lea M. Panek-Shirley, kanë spekuluar mbi rolin e kafeinës si përshpejtuese metabolike. Në fakt, kafeina përdoret shpesh në suplementet që rregullojnë oreksin dhe kanë për qëllim lehtësimin e humbjes së peshës”.

Studimi “i dyfishtë i verbër”

Në hulumtim përfshiheshin 50 të rritur për një periudhë prej një muaji, duke përdorur teknikën “e dyfishtë të verbër”: dy studiues dhe vullnetarët ishin në dijeni se kush ka marrë një nga dy doza të kafeinës. Grupi i pjesëmarrësve i nënshtrohej testeve javore: çdo herë duhet të pinin një lëng rreth 100-200 ml me përmbajtje kafeine, ose një lëng pa kafeinë. Më pas ata hanin mëngjes për të monitoruar nivelin e oreksit dhe kalorive gjatë ditës.

Kafeina për të humbur peshë?

Të dhënat e mbledhura treguan se pas marrjes së 3mg / kg të kafeinës, pjesëmarrësit kishin 70 kalori më pak se ditët kur morën vetëm 1mg / kg kafeinë. Megjithatë, duke monitoruar ditarin e ushqimit vullnetar, studiuesit zbuluan se ky reduktim nuk ishte i vazhdueshëm. Në fakt, ata që kishin marrë më pak kalori në mëngjes u kompensuan duke ngrënë më shumë gjatë gjithë ditës. Për më tepër, indeksi i masës trupore nuk kishte ndryshuar.

Si përfundim, hulumtuesit konfirmuan rëndësinë e mbajtjes së zakoneve të mira ushqimore dhe jo duke u mbështetur në konsumimin e produkteve çudibërëse, madje as të kafeinës për të humbur peshë.

Lexo edhe: Kafeina dhe femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X