E vërteta është se nuk ka një formulë magjike dhe në muajt e parë do të kaloni shumë kohë me bebin tuaj.
Sidoqoftë ekziston një “truk” që mua më ka ndihmuar në mënyrë të ndjeshme të përmirësoj ditën dhe të rris nivelin e lumturisë në mëngjes.
Qëllimi kryesor është që nëna të zgjohet para fëmijës. Qoftë edhe 15 minuta më herët, sepse nëse do zgjohet fëmija para jush, do të jeni të lodhura, të pangopura me gjumë, do zgjoheni “me zor” dhe e tillë do t’ju kalojë dita.
Le të tregohemi realiste, nuk do të keni shumë kohë ekskluzivisht vetëm për veten tuaj në mëngjes. Por lajmi i mirë është se po të tregoni pak fleksibilitet do të mund të bëni shumë nga gjërat që dëshironi, bashkë me bebin.
6 hapa realë për rutinën e mëngjesit të një nëne me fëmijë:
1.Zgjohu përpara bebit. Mund të tingëllojë e çudtishme, por është e mundur. Ja se si:
•flini shpejt;
•flini me bebin (duke ndjekur gjithë rregullat e sigurisë) pasi kjo ju ndihmon të mos çoheni e të lëvizni natën për ta ushqyer, duke shmangur lidhjen e tepërt.
2.Gjej 15 minuta kohë për të bërë diçka që dëshiron, vetëm. Personalisht më pëlqen të pi ujë të ngrohtë me limon. Ide se ç’mund të bëni vetëm:
•meditoni;
•dëgjoni muzikën e preferuar;
•hani mëngjes me partnerin ose fëmijët më të rritur;
•pini një filxhan kafe ose çaj.
Bebi u ngrit dhe ju jeni gati t’i uroni mirëmëngjes me një buzëqeshje e gëzim që do ta kaloni ditën bashkë?
Vazhdoni rutinën e mëngjesit të bebit: ushqejeni, ndërroni pelenat, rrobat, masazhojeni etj. Mos harroni puthjet e përkëdheljet.
Është burimi i energjisë suaj pozitive, prandaj përdoreni sa më shumë që të mundeni.
3.Kryeni aktivitet fizik bashkë me bebin. Nëse nuk jeni dashamirëse e ushtrimeve mund të bëni thjesht një xhiro në një zonë të gjelbëruar, ose mjafton rreth lagjes suaj. Marrja e ajrit të freskët do ju bënte mirë të dyve.
4.Bëni një dush me bebin me vete në banjo. Për mua kjo ka qenë e vetmja mënyrë për të qëndruar çdo ditë e pastër. E vendosja bebin në sexholino dhe e mbaja derën e dushit hapur që të më shikonte.
5.Nëse pastrimi është pjesë e rutinës suaj, mbajeni bebin afër, të vendosur në sexholino dhe vazhdoni me praktikat tuaja të mëngjesit.
6.Këshilla ime më me rëndësi është të mos i vështirësoni gjërat. Kujdesuni së pari për veten, në mënyrë që të jeni nëna më e mirë për bebin tuaj.
I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.