Rikthimi në shkolla e kopshte në shtator, këshillat e mjekëve pediatër

0 0

Rikthimi ose jo në shkolla në muajin shtator mbetet një vendim që do të merret nga ekspertët, megjithatë, nëse mësimi do të rifillojë notmalisht, pediatrit kanë disa këshilla. Federata Italiane e Pediatrëve ka përgatitur një dokument me disa rregulla të thjeshta, por themelore për një kthim të sigurt në shkollë që nga shtatori.

Siguria në shkollë

Ndër praktikat më të mira që duhet të adoptohen: Fëmijët e kopshtit dhe parashkollorit duhet të jenë të mirëpritur në grupe të vogla, rekomandohet vaksinimi i gripit, larja e shpeshtë e duarve, të mos shkëmbehen materiale ndërmjet nxënësve, më shumë aktivitetet në natyrë gjithmonë në grupe të vogla.

Për më tepër, të gjithë nxënësit duhet të jenë të vaksinuar sipas atyre që duhen bërë përshtatur me moshën; ambientet duhet të jenë të mëdha në raport me numrin e nxënësve dhe të kenë ajrim të përshtatshëm, orenditë dhe lodrat duhet të dezinfektohen dhe të kontrollohen rregullisht.

Trajnimi i stafit të shkollës

Personeli i shkollës duhet të aftësohet para fillimit të vitit shkollor dhe të azhornohet në mënyrë periodike për të menaxhuar rastet e dyshuara, por gjithashtu të njohë përdorimin e saktë të dorezave, maskave dhe procedurave të tjera higjienike.

Në rast të pozitivitetit ndaj virusit, fëmija ose operatori i shkollës duhet të hiqen menjëherë dhe të gjitha kontaktet e bëra në shkollë të karantinohen, në pritje të rezultatit të testit.

Rëndësia e grupeve të vogla

Paolo Biasci, presidenti i Fimp, nënvizoi sesi qasja e grupeve të vogla në moshën pediatrike ka një rol qendror në ndërprerjen e një zinxhiri të mundshëm të ngjitjes. Në fakt, nëse fëmijët gjithnjë shoqërohen me të njëjtët njerëz, mbikëqyrja bëhet një mjet i shpejtë për të bllokuar infeksionet brenda të njëjtit institucion.

Shmangni mbylljen e dytë

Paolo Basci kujtoi se shkolla jo vetëm që garanton mësimdhënie, por është edhe një mjedis mësimi për të shoqëruar dhe jetuar së bashku, një vend ku arsimtarët, mësuesit dhe stafi duhet të punojnë të sigurt me fëmijë dhe adoleshentë. Ne duhet të sigurohemi që ky ekuilibër mund të jetë i qëndrueshëm, duke shmangur mbylljen e dytë ose në çdo rast zbrazjen e klasave për shkak të ngjitjeve të pakontrolluara.

Lexo edhe: Fëmijët e ngjisin njësoj koronavirusin si të rriturit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X