Ne e dimë që fëmijët, veçanërisht nën moshën 9 vjeçare, e shprehin infeksionin koronavirus në mënyrë asimptomatike ose me forma përgjithësisht të buta të sëmundjes. Të dhëna të reja dolën kohët e fundit nga kërkimet gjermane të udhëhequra nga virologu Christian Drosten nga spitali Charité në Berlin. Studimi tregoi se koronavirusi shfaqet në traktin e sipërm respirator të fëmijëve dhe mostrat virale të marra nga pacientë të rinj dhe të rritur në laborator kanë të njëjtën normë të zhvillimit si ato të të rriturve.
Prandaj, edhe pse fëmijët rrallë kanë forma serioze të sëmundjes, nëse infektohen, ata shprehin të njëjtin potencial për ngjitje si të rriturit.
Kapaciteti identik i ngjitjes
Studimi i kryer në Gjermani u krye nga shkencëtarë që bashkëpunuan me kolegët e Qendrës për Evolucionin e Patogjenëve të Departamentit të Zoologjisë të Universitetit të Kembrixhit (Mbretëri e Bashkuar) dhe Qendrës Gjermane për Kërkime mbi Sëmundjet Infektive (DZIF). Studiuesit morën mostra biologjike nga 3,712 pacientë (të rritur, adoleshentë dhe fëmijë) me Covid-19, duke përdorur teknikën e përdorur për zbulimin e ARN virale, dhe vëzhguan se sasia e virusit është të krahasueshme në të tre grupmoshat.
Më pak të ekspozuar, por rrezik të barabartë të përhapjes së virusit
Nga kjo rrjedh se ekziston e njëjta aftësi ngjitëse, pavarësisht se fëmijët dhe adoleshentët janë më pak të ekspozuar ndaj rrezikut të komplikimeve. Edhe fëmijët duhet të marrin masat e rekomanduara për të parandaluar infeksionin, në veçanti larjen e shpeshtë të duarve me ujë dhe sapun ose dezinfektues me bazë alkooli si dhe shmangien e kontaktit me njerëzit e sëmurë.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu