Vaksina e fruthit mbron fëmijët nga koronavirusi?

0 0

Fëmijët tanë mund të jenë më pak të rrezikuar nga koronavirusi i ri Sars-Cov-2, shkaku i infeksionit Covid-19, sepse ata mbrohen nga vaksina e fruthit. Kjo është hipoteza e Antonio Cassones, një studiues në pension, ish drejtor i Departamentit të Sëmundjeve Infektive, Parazitare dhe Imunomediatare të Institutit të Lartë të Shëndetësisë në Itali.

Mbrojtje e spektrit të gjerë

“Vaksina e fruthit – shpjegon Cassone – është e ashtuquajtura vaksina me një efekt të spektrit të gjerë. Me fjalë të tjera, është një nga ato vaksinat që jo vetëm që vepron në sëmundjen specifike, por edhe mbron nga patologjitë e tjera”.

Hipoteza të ndryshme që shqyrtohen nga ekspertët

Shkencëtari saktëson që, deri më tani, nuk ka siguri se për të mbrojtur fëmijët nga koronavirusi mjafton vaksina e fruthit. Ekzistojnë edhe hipoteza të tjera, përfshirë diversitetin në një proteinë të njohur si Aco2. “Por është e sigurt – shpjegon ai – se studimet e mia mbi vaksinat si ajo e fruthit kanë spektër të gjerë”.

Studime mbi vaksinën e tuberkulozit

Për të studiuar më mirë aftësitë e mundshme të frenimit të koronavirusit të ri nga vaksinat me spektër të gjerë, imunologu Mihai Netea i Universitetit Radboud në Hollandë, një nxënës i Cassone, ka filluar një studim mbi mjekët dhe infermierët me një grup kolegësh, dhe së shpejti do të fillojë tek të moshuarit, bazuar në përdorimin e vaksinës kundër tuberkulozit.

Sipas Cassone, për të luftuar koronavirusin e ri, do të ishte e rëndësishme të fillohet një studim për këtë lloj vaksine.

Lexo edhe: Mburoja për të porsalindurit që të mbrohen nga koronavirusi






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X