Puna me turne ndikon keq në zemrat e punonjësve

0 0

Miliona njerëz ndërrojnë shpesh turnet në punët e tyre, por studimet e reja tregojnë se ndryshimi i turnit ndikon në shëndetin e tyre kardiovaskular.

Një studim kinez i bërë më shumë tek më shumë se 320.000 njerëz zbuloi se punëtorët që ndërrojnë turnin në punë janë në rrezik të lartë për sëmundjet e zemrës dhe sa më shumë që ata ndërrojnë këto turne, aq më i madh është rreziku.

Ndërprerja e ciklit normal të gjumit

Ndërrimi i orarit të punës mund të vijë me shumë përfitime, por gjithashtu mund të shkaktojë dëm në shëndetin e të punësuarve, kështu që punëdhënësit duhet të zvogëlojnë ndryshimin e turneve sa më shumë që të jetë e mundur.

Ekipi i Chen analizoi të dhënat nga 21 studime të mëparshme që përfshijnë qindra mijëra njerëz dhe gati 20 000 raste të sëmundjeve koronare të zemrës, të shkaktuara nga rrjedha e bllokuar e gjakut në zemër.

Studimi nuk donte të provonte shkakun dhe efektin, por të dhënat treguan se punëtorët që ndërronin turnin në punë kishin 13% më shumë gjasa të zhvillonin sëmundje koronare të zemrës sesa punëtorët që mbanin të njëjtin regjim.

Dhe për çdo vit të kaluar duke punuar në punën me turne, ka pasur një rritje gati 1% në rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës, thonë studiuesit.

Arsyeja pse punëtorët që punojnë me turne janë në rrezik në rritje për sëmundjet koronare të zemrës nuk dihet, por ndërprerja e ciklit normal të gjumit, rritja e stresit dhe stili i pashëndetshëm i jetës shihen si arsyet për këto efekte.

Sëmundjet e zemrës janë një vrasës i madh tek shumë punëtorë, dhe kohët e fundit po ulet gjithnjë e më shumë mosha e të prekurve me sëmundje të tilla.

Numri i vdekjeve për shkak të sëmundjeve ishemike të zemrës ka vazhduar të rritet nga 7.6 milionë vdekje në vitin 2005 në 8.9 milionë në 2015.

Lexo edhe: Puna e padukshme e nenave qe askush se ve re






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X