Puna e padukshme që bën një nënë me fëmijët e saj është vërtet shumë e madhe. Dhe siç vë në dukje një studim i vitit 2019, shpesh është në kurriz të lumturisë së tyre.
Neha Ruch, një nënë diskuton sesi njerëzit reagojnë kur ajo bën diçka me fëmijët e saj në krahasim me mënyrën sesi reagojnë kur burri i saj bën diçka në lidhje me fëmijët.
Siç mund të mendonit, partneri i saj, merr më shumë lëvdata; ndërsa ajo nuk merr pothuajse asgjë.
“Kam menduar shumë për ngarkesën e padukshme të nënave-caktimin e orarit të mjekut, blerjen e dhuratave, vënien në gjumë, regjistrimin në kopsht, bërja gati e çantës për mëngjes,” liston ajo.
Ndërsa nënat, pritet të jenë figura e gjithëditur në jetën e fëmijës së tyre, baballarët zakonisht vlerësohen thjesht sepse kanë një rol aktiv në prindërim. Gjë që është e dëmshme për të dy prindërit: baballarët janë të nënçmuar ndërsa nënat dëmtohen.
“Kur ishim në një udhëtim të gjithë njerëzit e komplimentuan bashkëshortin tim për përfshirjen e tij me fëmijët. Ai është një baba i mrekullueshëm dhe i meriton të gjitha komplimentet, por nuk mund të jemi indiferentë ndaj asaj që bëjnë nënat. Dhe nëse nuk na brohorasin të tjerët, le të brohorasim ne të gjitha për njëra-tjetrën. Edhe gjërat që i bëjmë pa u dukur, nuk janë inekzistente”.
Lexo edhe: Mos e trajtoni babain e femijes si dado
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu