Studimi: Baballarët janë prindër më të lumtur sesa nënat, ja ç’mund të bëhet për të qenë të dy

0 0

Është viti 2019, dhe ndërkohë që do të donim të thonim se burrat dhe gratë janë të barabartë në prindërim, akoma mbetet i vërtetë fakti se ndërsa baballarët me të vërtetë përpiqen të bëjnë pjesën e tyre, nënat ende mbajnë pjesën më të madhe të ngarkesës mendore.

Për këtë arsye nuk bën habi rezultati i nxjerrë në një studim të fundit nga Universiteti i Kalifornisë në Riverside, ku u zbulua se baballarët janë prindër më të lumtur sesa nënat.

Një ekip hulumtues analizoi tre studime ku morën pjesë plot 18,000 njerëz të cilët u testuan nëse nënat apo baballarët përjetonin më shumë lumturi dhe mirëqenie nga i gjithë procesi I prindërimit.

Dy nga studimet kanë krahasuar nivelet e lumturisë së nënave dhe baballarëve me njerëz që nuk kanë fëmijë dhe studimi i tretë ka parë mënyrën sesi prindërit ndjeheshin duke u angazhuar në aktivitete të përditshme, duke e krahasuar me mënyrën sesi ndjeheshin kur ishin më të angazhuar në kujdesin ndaj fëmijëve.

Tek pjesa më e madhe, edhe nëna edhe babai ishin më të lumtur kur me fëmijën e tyre, sesa kur kryenin një aktivitet tjetër.

“Baballarët mund të jenë më të lumtur se nënat pikërisht për shkak të mënyrës sesi kalojnë kohën me fëmijët e tyre”, thotë autorja e studimit Katherine Nelson-Coffey.

Në thelb, baballarët kanë më shumë gjasa të luajnë me fëmijët, ndërsa nënat kanë më shumë mundësi të bëjnë aktivitete të përditshme për ta si: veshja, ushqyerja, larja e tyre, dhe gjithë veprimet e tjera që duhet të realizojmë për t’u kujdesur për ta.

Të gjitha këto veprime janë kohë e kaluar me fëmijët tanë, por këto aktivitete janë gjithashtu punë, jo lojë, dhe kur të gjitha këto duhet t’i realizojë ajo, e vetme, atëherë koha, energjitë dhe në përgjithësi mundësitë që ajo të luajë me fëmijët e saj janë më të ulëta.

Studiuesit thonë se studimi sugjeron që të gjithë prindërit mund të përfitojnë duke luajtur me fëmijët e tyre më shumë.

Por nëse vërtet dëshirojmë që edhe nënat të jenë prindër të lumtur, nuk mund të lejojmë që të gjitha përgjegjësitë të bien tek ato.

Ne nuk mund t’i themi një nëne se ajo do të jetë më e lumtur nëse ajo thjesht luan me fëmijët më shumë, pasi ajo padyshim nuk gjen kohë dhe energji për ta bërë këtë.

Ajo që na nevojitet është që shoqëria në përgjithësi të kuptojë se baballarët janë prindër të barabartë që mund dhe duhet të mbajnë një pjesë të barabartë të ngarkesës sonë mendore.

Ne, nënat, kemi nevojë për komunitetet tona, vendet tona të punës dhe partnerët tanë që të mbështesin idenë se baballarët duhet të jenë prindër të plotë, dhe jo vetëm shokë për të luajtur me fëmijët.

Ajo që na duhet është që partnerët tanë të bëjnë pak më shumë punë, kështu që edhe ne mund të luajmë.

Lexo edhe: 7 Mënyra për të forcuar marredhenien midis babait dhe djalit

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X