Me siguri pasi keni lindur bebin e keni menduar shpesh se kujt i ngjan më shumë fëmija, juve apo partnerit. Mirëpo sipas një studimi të fundit, fëmijët në moshën 1-vjeçare që u ngjajnë baballarëve janë më të shëndetshëm.
Studimi tregon se baballarët kanë më shumë gjasa të kenë një rol udhëheqës në jetën e foshnjës së tyre, nëse shohin ngjashmëri në pamjen e tyre fizike. Dhe sa më e ngushtë të jetë marrëdhënia me babain aq më i shëndetshëm është fëmija në këtë moshë.
Natyrisht, foshnjat janë më të shëndetshme kur kanë marrëdhënie të ngushta me të dy prindërit e tyre, por disa studime kanë zbuluar se përfshirja e babait është veçanërisht e dobishme: fëmijët që janë të afërt me baballarët e tyre janë më të avancuar në aspektin shoqëror dhe akademik sesa fëmijët që nuk kanë figurën e babait në jetën e tyre?
Pra, pse e bën ndryshimin ngjashmëria fizike midis fëmijës dhe babait?
Sa më shumë që një fëmijë të duket si babai i tij, aq më shumë babai e ndjen që ai është fëmija i tij dhe aq më i lidhur do të jetë ai me foshnjën, pasi ata duken të ngjashëm. Kjo lodhje çon në përfshirje më të madhe në jetën e tyre dhe në kujdesin e babait, gjë që e bën fëmijën të jetë më i shëndetshëm.
Për këtë studim, hulumtuesit kanë vëzhguar rreth 700 familje që kishin fëmijë që jetonin vetëm me nënat e tyre. Ata gjetën një ngjashmëri atërore, dhe e “përdorën” për të inkurajuar babin që të kalonte më shumë kohë me foshnjën.
Marlon R. Tracey, bashkautor i studimit dhe asistent profesor në Universitetin e Southern Illinois, shpjegoi se koha e babait përmirëson shëndetin e fëmijëve në familjet e brishta.
Autorët e studimit thonë se dëshirojnë të shohin të tjera konkluzione rreth rezultatit që koha e kaluar me një baba ka një ndikim kaq pozitiv në shëndetin e një fëmije.
Përpjekje më të mëdha mund dhe duhet të bëhen për të inkurajuar baballarët që të angazhohen shpesh me fëmijët e tyre nëpërmjet angazhimeve me prindërit.
Lexo edhe: 5 gabimet qe ben nje baba i ri
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu