Shpesh gjatë rritjes së fëmijës vihen në dukje gabimet që mund të bëjë nëna. Në këtë artikull do të theksojmë gabimet që bën babai i ri.
Cilat janë këto gabime?
- Mburret; babai i ri mund t’i thotë shpesh bashkëshortes së tij se fëmija i ngjan më shumë atij, se është më i lumtur kur është pranë tij, se qesh më shumë me të e me rradhë. E dini se kjo është dicka që ndikon negativisht në marrëdhënien në çift?
- Veshja e fëmijës; e keni lënë bashkëshortin tuaj të veshë fëmijën? Me siguri që ai do të jetë i kombinuar në mënyrë të çuditshme, dhe sigurisht do të ketë një model të çuditshëm flokësh.
- Kalon pak kohë me familjen; shpesh kjo ndodh edhe për shkak të punës më të madhe që i duhet të bëjë, megjithatë ai duhet të qëndrojë sa më shumë me familjen e tij duke mos i dedikuar shumë kohë aktiviteteve të tjera më pak të rëndësishme.
- I llastojnë fëmijët; nëse dikur ekzistonte shprehja “do ta shikosh kur të vijë babi”, sot kjo figurë është për fëmijën një idhull dhe “bashkëpuntor” në çapkënllëqet e tij.
- Ndërrimi i bebelinës; është vërtetuar se babai e ndërron bebelinën e fëmijës për një kohë më të gjatë krahasuar me nënën, dhe përveç kësaj do të ketë harxhuar me dhjetra letra të lagura, sasi të madhe kremi, duke theksuar se bebelina mund të jetë vendosur në mënyrën më të keqe të mundshme.
Pavarësisht gabimeve të mësipërme, dashuria e babait është shumë e çmuar dhe e pazëvendësueshme!
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu