Pse nënat kanë nevojë të kenë një grup bisede me nëna të tjera

0 0

Një ditë, një mikja jonë dërgoi një mesazh në një grup që kemi në WhatsApp ku tregonte se djali i saj ra nga shkallët. Ai nuk ishte dëmtuar shumë, por ajo si nënë ishte tronditur pa masë. Megjithatë, ajo që më bëri përshtypje ishte që asnjë nga ne nuk e kritikoi për atë që kishte ndodhur, por të gjitha filluam të ndanim eksperiencat e sikletshme me fëmijët. Dikush tha se fëmija i kishte futur gishtat në prizë, dikush kishte zënë dorën e fëmijës me derën, dikujt i kishte thyer krahun vogëlushi dhe nëna gjithë ditën nuk e kishte kuptuar.

Në atë moment kuptova sa e rëndësishme është të kesh një grup mikeshash që janë nëna me të cilat të ndash pyetjet, dyshimet, mërzitjet, pasiguritë.

Mbaj mend kur linda fëmijën ishte viti më i vështirë i jetës sime. Si një nënë e re e kisha shumë të vështirë, por në atë moment u përballa dhe me betejën e gjatë të nënës sime me kancerin, e cila fatmirësisht e fitoi atë.

Por ai vit ka qenë shumë i mundimshëm për mua. Nuk e di si do ja bëja nëse nuk do të kisha një grup shoqesh që ishin dhe ato nëna për të më mbështetur.

E di që në shumë situata mund të vija pak më shumë trurin në punë për t’i zgjidhur por kur të kap frika ndodh që bllokohesh. Prandaj unë i besoja mençurisë dhe përvojave të shoqeve të mia.

Sa e rëndësishme është të kesh pranë mikesha në rrugëtimin e mëmësisë.

Nuk e di si ia kanë bërë nënat tona pa grupet e bisedave me shoqet.

Lexo edhe: Te dashur miq, me ftoni edhe mua per te dale edhe pse ju kam thene jo, kam nevoje edhe une pavaresisht se jam nene






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X