Të dashur miq më ftoni edhe mua për të dalë edhe pse ju kam thënë jo, kam nevojë dhe unë pavarësisht se jam nënë

0 0

 

Më ka ndodhur të shikoj fotografi në rrjete sociale të miqve të mi kur kanë dalë dhe unë kam munguar në foto, sepse s’më kanë ftuar të dal me ta. Në fakt pasi shumë kohë i kam refuzuar dhe nuk kam pranuar të dal me ta, ata hoqën dorë. Tashmë s’më ftojnë më.

Mbrëmjet e mia janë shumë të ndryshme nga ato të bashkëmoshatarëve të mi. Unë nuk rri zgjuar për të parë filma, për të dëgjuar muzikë, për të pirë apo gjëra të tjera. Unë rri zgjuar sepse fëmijët e mi nuk duan të flenë, sepse njëri prej tyre mund të ketë temperaturë, sepse duhet të ushqej njërin me gji etj.

Unë dhe im shoq u bëmë prindër në moshën 27 vjeçare, kur pjesa më e madhe e shokëve tanë ishin në një stad tjetër jete. Unë jam  e vemtja nënë në rrethin tim shoqëror. Kam tre fëmijë 5 vjeç, 3 vjeç dje 15 muajsh.

Unë nuk po i them këto që të ndjeni keqardhje për mua, sepse kjo është jeta që unë e zgjodha vetë. Unë dhe im shoq e kemi ëndërruar këtë jetë gjithmonë dhe jemi mirënjohës që e kemi. Por unë e kisha fjalën për ftesat që shoqëria nuk më bën më.

Unë dua të përfshihem në rrethin tuaj. Unë ende kam dëshirë të shikoj filma, ende mbaj mend të qeshurat tona në gjimnaz, unë ende jam gazmore, mund të qesh sërish me ju.

Nëse pesë herët e fundit që më keni ftuar dhe nuk kam dalë, kjo nuk do të thotë se nuk kam dashur. Unë doja, por nuk munda. Prandaj ju lutem herë tjetër më ftoni edhe mua. Do të përpiqem makimalisht të vij, por edhe nëse nuk do të mundem, me shpirt do të jem aty me ju.

Lexo edhe: 5 arsye pse nenat kane nevoje per shoqe






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X