Shtatzania mund të jetë ngjitëse mes shoqeve

0 1

Nëse në grupin tuaj shoqëror, bëheni nëna në një periudhë shumë afër njëra-tjetrës, kjo ka një shpjegim shkencor. Shtatzania mund të jetë ngjitëse.

Autorët e një studimi të vitit 2014, të publikuar në Shoqatën Amerikane të Sociologjisë thonë se fëmija i një shoqeje ndikon pozitivisht në marrjen e rrezikut të një individi për t’u bërë prind.

Për studimin, studiuesit analizuan të dhënat e mbi 1,720 grave nga mesi i viteve 1990 deri në mesin e viteve 2000.

Gjatë intervistave, gratë vunë në dukje deri në 10 “lidhje miqësie”, të cilat i dhanë mundësi hulumtuesve për kërkimin e tyre.

Studiuesit thonë: “Ne kemi gjetur se rreziku i lindjes së një fëmije fillon të rritet pas lindjes së një shoqeje”.

Për këtë ndikojnë tre faktorë:

  • Gratë mund të jenë më të prirura për t’u futur në rrugën e amësisë, kur shohin një shoqe të ngushtë që t’ja dalë me sukses.
  • Gratë mund të mos duan të ndihen “të lëna pas” nëse mikeshat e tyre tashmë nëna organizohen së bashku.
  • Nga shumë pikëpamje logjistike, ekzistojnë disa përfitime financiare nëse dy mikesha e dinë se mund të koordinojnë aktivitetet dhe kujdesin për fëmijët.

Nuk është vetëm koha e shtatzanisë që ndikon mikeshat, por edhe numri i fëmijëve që ato kanë.

Lexo edhe: Ulje e numrit te lindjeve, nenat nuk gjejne mbeshtetjen qe u duhet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X