Pse mund të mpikset gjaku i periodave dhe kur duhet të shkojmë tek mjeku?

0 0

Vetëm se mund t’i keni periodat e rregullta çdo muaj që nga mosha e pubertetit nuk do të thotë se gjithçka “po shkon vaj”. Mund të ndodhë që në tualet të vini re grumbuj të mpiksur gjaku, që mund të jenë ngjitur në tampon apo pecetë.

Me siguri ju do të mendoni se ky është një problem pasi gjaku i menstruacioneve duhet të jetë lëng dhe jo si perioda të mpiksura.

Por, ashtu si gjaku që kalon në të gjithë trupin mund të mpikset, ashtu mund të mpikset edhe gjaku i periodave. Ndërkohë që një mpiksje në këmbë mund të jetë e dëmshme, mpiksja e gjakut të periodave është krejtësisht normale dhe në përgjithësi nuk duhet të shqetësoheni për të.

Pse formohen mpiksjet e gjakut gjatë periodave?

Trupat tanë janë ndërtuar në një mënyrë që gjaku, me ndihmën e kimikateve të brendshme, të mpikset disi, në mënyrë që të mos kemi hemoragji, pasi kjo çon në vdekje.

Në këtë mënyrë anti-koagulantët që lëshohen nga trupi gjatë menstruacioneve shmangin mpiksjen e gjakut gjatë periodave. Por ndonjëherë, sidomos nëse keni shumë perioda, jo të gjitha indet e shtresës së brendshme të mitrës janë në gjendje të ndahen, gjë që çon në formimin e mpiksjes dhe lëshimin e tyre gjatë menstruacioneve. Këto mpiksje zakonisht janë në ngjyrë të kuqe ose të errët dhe shfaqen gjatë ditëve kur keni më shumë perioda.

A kanë të gjitha gratë perioda të mpiksura?

Në të vërtetë kjo varet nga kimia individuale, edhe nëse një grua ka pak apo shumë perioda. Dhe ju nuk mund të keni gjithmonë mpiksje gjaku. Zakonisht periodat e mpiksura vijnë në fillimet ose në fund të viteve të menstruacioneve.

Gjithashtu mpiksje të periodave mund të kenë edhe gratë në perimenopauzë, ovulimi dhe menstruacioni i të cilave ka filluar të ngadalësohet. Ndonjëherë kjo mund të ndodhë në fillimet e të tridhjetave. Në këtë fazë periodat mund të vijnë më shumë dhe në kohë më të zgjatur.

Çfarë tregon mpiksja e gjakut gjatë periodave për shëndetin tim?

Zakonisht nuk duhet të shqetësoheni fare për mpiksjet e periodave. Por në disa raste një rrjedhje e madhe e tyre mund të sinjalizojë një problem më të madh mjekësor. Mbani mend: Shumë prej këtyre problemeve shoqërohen me dhimbje dhe simptoma të tjera – jo vetëm me koagulimin (mpiksjet) e gjakut.

Si e trajtojnë mjekët mpiksjen e gjakut gjatë periodave?

  • Gjaku i mpiksur gjatë periodave mund të jetë një shenjë se jeni anemike, ose kur keni të ulët numrin e qelizave të kuqe të gjakut, ndonjëherë për shkak të hekurit apo vitaminës B12.
  • Herë të tjera, mpiksjet menstruale janë të lidhura me probleme si fibroidet në mitër, sëmundje inflamatore pelvike, endometrioza, ose adenomiosis. Sindromi ovarian polycystic (PCOS), një problem i zakonshëm shëndetësor i shkaktuar nga hormonet riprodhuese jashtë bilancit, lidhet gjithashtu me mpiksjen e gjakut gjatë periodave tuaja.
  • Dhe nëse jeni duke u përpjekur të mbeteni shtatzënë (ose mendoni se mund të jeni) dhe ndjeni dhimbje në barkun tuaj ose në shpinë, shihni gjakderdhje dhe jeni e zbehtë, këto mund të të jenë shenja të abortit, që duken si mpiksje gjaku.
  • Nëse keni perioda me gjak të mpiksur duhet të konsultoheni me një mjek për të përjashtuar sëmundjen von Willebrand (VWD), një problem që parandalon gjakun të mpikset aq sa duhet.
  • Një tjetër fajtor i mundshëm për mpiksjen e gjakut menstrual mund të jetë bakteri IUD. Bakteri IUD mund të shkaktojë gjakderdhje më të rëndë, sidomos gjatë vitit të pare.
  • Nëse jeni duke marrë hollues gjaku si warfarin (Coumadin dhe Jantoven) ose enoxaparin (Lovenox), ju gjithashtu mund të keni menstruacione më shumë se sa zakonisht dhe mund të ndodhë që të shihni edhe mpiksje.

Kur duhet të flas me një mjek për mpiksjen e gjakut gjatë periodave?

Duhet të konsultoheni me një profesionist nëse vëreni një ndryshim të papritur në periodat tuaja ose nëse po përjetoni siklet të përgjithshëm. Disa gra mund të mendojnë se është normale të përjetojnë ndryshime të tilla por jo, nuk është.

Meqë gjakderdhja e madhe dhe mpiksja e gjakut mund të sinjalizojnë probleme më serioze, duhet gjithmonë të vizitoheni sa më shpejt.

Gjithashtu duhet të kontrolloheni tek mjeku nëse keni nevojë për një tampon ose pecetë të re për më pak se dy orë.

Si trajtohet mpiksja e gjakut gjatë periodave?

Së pari, do të duhet të zbuloni se çfarë po e shkakton mpiksjen e gjakut menstrual.

Diskutoni simptomat tuaja me mjekun. Ai do të dojë të dijë historikun e menstruacioneve tuaja dhe do t’ju kërkojë të bëni edhe disa analiza të gjakut.

Më pas në varësi të rezultateve tuaja do të merrni edhe trajtimin e duhur.

Lexo edhe: Si t’i flas vajzes per menstruacionet?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X