Menstruacionet ne shtatzani, a eshte e mundur kjo?

0 2

Ju ka ndodhur që testi i shtatzanisë të ketë rezultuar pozitiv ndërkohë që ju janë shfaqur menstruacionet? Kjo gjë ka bërë që të jeni në dilemë në lidhje me ekzistencën e shtatzanisë? Ja çfarë po ndodh me trupin tuaj!

Ky është një fenomen që shkaktohet nga “memoria hormonale”
Menstruacionet shkaktohen nga arritja e niveleve më të larta të estrogjenit dhe progresteronit, të cilat ndikojnë në endometrium (shkakton ciklin) si edhe vezë (ndodh ovulimi). Endometriumi është më i ndjeshëm edhe ndaj niveleve më të ulëta të hormoneve, duke shkaktuar kështu menstruacionet. Kështu mund të ketë menstruacione edhe nëse nuk ka ndodhur ovulimi i vezës, duke qënë se endometriumi do të kryejë funksionin e tij. Ndërsa niveli i këtyre hormoneve nuk është në gjendje të lëshojë folikulat.
Në momentin që ka ndodhur shtatzania trupi i verdhë lëshon sinjale negative sepse frenohet prodhimi i estrogjenit dhe progresteronit, megjithatë hipotalamusi dhe hipofiza vazhdojnë të prodhojnë hormone në nivele të ulëta, por të mjaftueshme për të shkaktuar gjakderdhjen.

Menstruacionet false në shtatzani
Ato nuk duhet të ngatërrohen me rrjedhjet fiziologjike, gjakderdhjen e implantimit (shfaqet në momentin që ndodh ngjizja dhe konsiderohet si një nga shenjat më të hershme të shtatzanisë), apo me rrezikun për abort. Karakteristika e tyre është rregullsia me të cilën shfaqen. Zakonisht zgjasin jo më shumë se 3 muaj dhe vijnë me sasi më të vogël dhe për më pak ditë. Këto menstruacione nuk janë të dëmshme për gruan.

Lexo edhe: 7 arsyet pse vonohet cikli menstrual






  1. kledi krasniqi

    Pershendetje kam nje pyetje ka 5 dit që kam ber teste shtatzanie para kohes së ciklit dhe me ka dhem Resultate positive mir po sot në daten e ciklit me kan ardhur menstruacionet sikur normal kam rrjedha normale, si është e mundur të kem rrezultate shtatzanie dhe të kem nje cikel normal Flm

    1. Dafina Gashi

      Kledi qfar ndodhi me shtatzanin tende pasi un kam te njejtin rast dhe kam shum frik?

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X