Pse fëmija mund të jetë i nxehtë tek balli pa pasur temperaturë?

0 0

Temperatura normale e një fëmije është ndërmjet 36.5 gradë Celsius dhe 37.5 gradë Celsius. Kur trupi i fëmijës suaj mbinxehet, ai bëhet i ndjeshëm ndaj sindromës së vdekjes së papritur të fëmijës (SIDS) që është fatale. Kjo ndodh për shkak të faktit se sistemi i termo-rregulimit të foshnjës ose pjesa e trupit që rregullon temperaturën e trupit të tij është e pazhvilluar. Si prind, edhe pse nuk keni nevojë ta çoni tek mjeku, ju duhet të ndërmerrni hapat e nevojshëm për të ftohur fëmijën tuaj shpejt. Mos harroni se duart dhe këmbët e foshnjave zakonisht janë pak më të ftohta se koka.

Nëse fëmija juaj digjet por nuk ka ethe, kjo mund të jetë për shkak të disa arsyeve. Më poshtë ju tregojmë ato më të zakonshmet.

1.Rrobat e ngrohta

Koka e fëmijës suaj mund të jetë e nxehtë pasi ju e keni veshur me rroba të ngrohta, materiale leshi ose diçka të ngjashme. Rrobat e  ngrohta sjellin nxehtësi dhe e bëjnë trupin e fëmijës të jetë i nxehtë. Kjo ngre temperaturën e përgjithshme të trupit, dhe nëse ia vendosni dorën tek balli, ai do të jetë i nxehtë.

Çfarë mund të bëni

Ndryshojini fëmijës veshjen dhe vishini rroba të buta prej pambuku. Mos e vishni me pëlhura prej meshini apo ndonjë material plastik. Nëse ju duket sikur koka e bebes është akoma e nxehtë zhvisheni gjatë natës dhe lëreni zhveshur gjatë natës, për të qenë e sigurt.

2.Fëmija është i ngazëllyer.

Fëmija juaj është i lumtur, por ndonjëherë kjo lumturi dhe ky ekzaltim mund të jenë arsye që balli i tij të jetë i nxehtë. Ndoshta ai është i gëzuar dhe po lëviz rreth e rrotull pa asnjë arsye. E gjithë kjo lëvizje çon në nxehjen e ballit të tij.

Pse ndodh kjo?

Lëvizja rreth e rrotull rrit qarkullimin e gjakut në kokë dhe ngre temperaturën e përgjithshme të trupit.

Çfarë mund të bëni?

Mundohuni ta qetësoni atë duke vendosur meloditë e tij të preferuara, merreni të qëndrojë afër me ju ose përkëdheleni që të flejë.  Kjo do të qetësojë trupin e tij dhe do t’i japë një gjumë të mirë.

3.Dalja e dhëmbëve

Nëse fëmija juaj ka dhimbje, atëherë koka e tij mund të bëhet më e nxehtë se zakonisht.

Pse ndodh kjo?

Dalja e dhëmbëve bën që koka e foshnjës të nxehet. Kjo është një përgjigje normale e trupit dhe asgjë për t’u shqetësuar.

Çfarë mund të bëni?

Paracetamoli dhe ndonjë xhel dentar mund t’ju ndihmojë për të lehtësuar dhimbjen tek fëmijët. Nëse vini re se koka e fëmijës suaj është e nxehtë dhe e djersitur për shkak të daljes së dhëmbëve, ju gjithashtu mund t’i jepni atij një stimulues për daljen e dhëmbëve në mënyrë që t’ia lehtësoni dhimbjen.

4.Termometri

Ndonjëherë termometri thotë se fëmija juaj është i nxehtë por jo gjithmonë duhet t’i besoni.

Arsyeja për këtë nxehtësi mund të jetë tek termometri dhe jo tek fëmija. Ndoshta ai mund të llogarisë gabim.

 Çfarë mund të bëni?

Nëse është rasti i një termometri të gabuar, duhet të kontaktoni prodhuesin dhe ta zëvendësoni atë kur është nën garanci. Ndërkohë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

5.Mund të jetë normale

Ndonjëherë temperatura e trupit të fëmijës suaj është në të vërtetë normale dhe asgjë jashtë të zakonshmes.

Pse ndodh kjo?

Ndoshta duart tuaja janë të ftohta dhe kjo është arsyeja pse kur prekni ballin e foshnjës, ju duket sikur ka temperaturë. Dhe ndonjëherë mund të ndodhë që temperature e trupit luhatet gjatë pasditeve, duke e bërë fëmijën të ndihet më i nxehtë tek balli, kur në të vërtetë, asgjë nuk është e gabuar.

Çfarë mund të bëni?

Nëse ky është rasti, regjistroni temperaturën e trupit të fëmijës dhe mbajini shënim. Nëse kjo ndodh në të njëjtën orë të çdo dite, atëherë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Si ta vesh fëmijën për gjumë nëse balli i tij është i  nxehtë.

Mos e vishni fëmijën tuaj për gjumë, nëse koka e tij është e nxehtë. Ky është hapi i parë dhe më kryesori. Le të flejë pa rroba nëse temperatura e tij e trupit është e lartë. Hiqni çdo shtresë rrobash që ka tek koka dhe sigurohuni që të mos mbani temperaturën e dhomës mbi 25 gradë Celsius. Përveç kësaj, mund të përdorni një leckë të lagur për t’i lagur ose ftohur trupin për të rregulluar temperaturën e tij.

Nëse planifikoni të vishni fëmijën tuaj për një gjumë të mirë gjatë natës, kontrolloni pjesën e pasme të qafës për të parë nëse ai është i ngrohtë.
Ju mund të përdorni një shtresë më të hollë për ta mbuluar. Nxirreni fëmijën jashtë për një ajër të freskët, sa herë që të jetë e mundur.
Vishini fëmijës gjithmonë rroba pambuku. Kjo është për shkak se çdo material i ashpër ose veshje më e ngrohtë mund të çojë në skuqje nga nxehtësia, ose rritje të temperturës së trupit.

Kur duhet të shkoni tek doktori?

Ju duhet ta çoni fëmijën tuaj tek një mjek nëse ndodh ndonjë nga gjërat e mëposhtme:

  • Fëmija juaj duket i shqetësuar apo përjeton siklet, pavarësisht se jeni përpjekur që t’ia ulni nxehtësinë duke përdorur ndonjë nga masat e mësipërme.
  • Fëmija juaj duket i dehidratuar, pavarësisht se i jepni atij ujë të mjaftueshëm. Nëse ai përjeton diarre apo të vjella.
  • Nëse fëmija juaj ka temperaturë që rritet vazhdimisht dhe pavarësisht atyre që ju bëni nuk i ulet.

Është e rëndësishme të theksohet se çdo fëmijë është i ndryshëm dhe simptoma të ngjashme me temperaturën mund të shfaqen në disa raste kur në fakt nuk ka temperaturë. Një ballë i nxehtë zakonisht ndodh si pjesë e zhvillimit të sistemit të tyre të termo-regulacionit, por gjithmonë duhet të kontrolloni temperaturën e fëmijës për t’u siguruar se gjithçka po shkon mirë.

Lexo edhe: Cfare te bejme dhe cfare jo nese femija ka temperature

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X