Temperatura mund të shfaqet shpesh ndërsa fëmija është i vogël dhe në këtë rast do t’ju këshillonim që fillimisht të bënit një vizitë tek mjeku pediatër. Por mund të ndodhë që ajo të rritet gjatë natës dhe mundësitë për të shkuar në spital të jenë të pakta, kështu do t’ju duhet të veproni në kushte shtëpie. Para së gjithash na duhet t’ju themi se temperatura është një shenjë që tregon se organizmi i fëmijës ka aktivizuar mekanizmat mbrojtës ndaj viruseve dhe bakterive.
Ja si duhet të veproni nëse fëmija juaj ka temperaturë:
Në këtë rast fëmija duket i lodhur, i skuqur, me sy të shndërritshëm etj. Ju duhet të:
• Masni menjëherë temperaturën. Duhet të dini se poshtë 38 nuk konsiderohet si një temperaturë e lartë, por mund të jetë fillimi i një temperature të lartë. Nuk duhet të alarmoheni;
• Vishni apo mbuloni lehtë fëmijën duke përdorur veshje pambuku;
• Mbani shumë të hidratuar;
• Përdorni një medikament për uljen e saj në varësi të moshës së fëmijës. Në përgjithësi përdoret një medikament me bazë Paracetamoli (Takipirina), por nëse ajo nuk vepron mirë mjeku mund të rekomandojë një me bazë Ibubrofeni (Algofren, Brufen, Nurofen etj. Kujdes me moshën e fëmijës);
• E lagni me një copë me ujë (mund të përdorni edhe ujë të përzier me uthull) ballin, shputat e këmbëve dhe qafën e fëmijës. Nëse fëmija është djalë mund të lagni edhe testet. Temperatura mund të shfaqet shpesh ndërsa fëmija është i vogël dhe në këtë rast do t’ju këshillonim që fillimisht të bënit një vizitë tek mjeku pediatër. Por mund të ndodhë që ajo të rritet gjatë natës dhe mundësitë për të shkuar në spital të jenë të pakta, kështu do t’ju duhet të veproni në kushte shtëpie. Para së gjithash na duhet t’ju themi se temperatura është një shenjë që tregon se organizmi i fëmijës ka aktivizuar mekanizmat mbrojtës ndaj viruseve dhe bakterive.
Ja cilat janë veprimet që nuk duhet të bëni
• Mos aplikoni alkool në lëkurën e fëmijës. E ul temperaturën por është një substancë toksike e cila përthithet nga fëmija.
• Banjoja me ujë të vakët/ftohtë. E dini që fëmija mund të pësojë një traumë?
• Mos përdorni medikamente pa pyetur më parë mjekun. Sigurisht që duhet të dini cilat përdoren, por më parë duhet të konsultoheni me të në lidhje me dozën.
• Mos e mbuloni fëmijën pasi mund t’ja rrisni edhe më tepër temperaturën. Kjo duhet bërë vetëm nëse ai ka ethe të forta.
Lexoni edhe: Dhimbja e fytit, si mjekohet ne kushte shtepie?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu