Sa takipirine duhet t’i japim femijes?

0 0

Temperatura tek fëmijët është një prej simptomave më të shpeshta që organizmi paraqet sa herë në trupin e fëmijës shfaqet një infeksion, apo një sëmundje e caktuar. Në këtë rast nëna duhet të përdorë një medikament për uljen e saj.
Si ta ulim temperaturën tek fëmijët?
Zakonisht mjekët këshillojnë që kur temperatura është e shoqëruar edhe me dhimbje apo gjendje të përgjithshme jo të mirë, të luftohet me anën e paracetamolit dhe në këtë rast takipirinës, ose ibubrofenit.
Si ta përdorim takipirinën?
Para së gjithash është shumë e rëndësishme që fëmijën ta vizitojë mjeku nëse termometri shënon temperaturë më të lartë se 37.5, kjo sepse, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, temperatura deri në këtë vlerë është normale. Nëse fëmija ka një temperaturë deri në 37 gradë nuk duhet ta konsiderojmë si të lartë. Tek bebet e vogla ju mund të përdorni takipirinën me pika e cila është e posaçme për këtë moshë, ndërsa takipirina në formë shurupi duhet të përdoret tek fëmijët më të mëdhenj të cilët janë në gjendje ta gëlltisin atë pa vështirësi. Vendosja e supostos duhet të evitohet tek bebet sepse krijon tepër bezdi dhe nuk e kanë të thjeshtë për ta mbajtur.
Sasia që duhet të përdorim
Takipirina me pika duhet të përdoret në këtë mënyrë: 3-4 pika për çdo kg të bebes. Nëse do të përdorni shurup duhet t’i jepni fëmijës një sasi që i takon gjysmës së peshës, për shembull 5 ml shurup takipirinë nëse fëmija është 10 kg. nga mosha 0-6 vjec takipirina duhet të jepet cdo 6 orë, ndërsa tek fëmijët më të rritur duhet të prisni të paktën 4 orë për t’i dhënë dozën e rradhës. Përdorimi i takipirinës 1000 (sepse ka edhe 500), këshillohet të përdoret tek fëmijët me peshë mbi 21 kg. takipirina mund të përdoret edhe me stomak bosh sepse paracetamoli nuk shkakton efekte anësore në këtë drejtim.

Lexoni edhe: Sa zgjat temperatura pas vaksinimit?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X