Sa zgjat temperatura pas vaksinimit?

0 0

Vaksinimi i fëmijës ka qënë dhe është një temë shumë e debatuar, ku disa prindër shfaqin hapur refuzimin dhe frikën e tyre, ndërsa disa të tjerë aprovimin. Shpesh nënat fillojnë të shqetësohen së tepërmi pasi kanë vaksinuar fëmijën e tyre, edhe pse mund të jenë tepër koshiente që ky është një proçes aspak i dëmshëm për fëmijën, por shumë i vlefshëm për shëndetin e tij. Një prej shqetësimeve që duket se shoqëron së tepërmi ditën e vaksinimit por jo vetëm, është temperatura.

Pse pas vaksinimit rritet temperatura e fëmijës?

Duhet të theksojmë se rritja e temperaturës pas vaksinimit është normale dhe nuk duhet të shikohet si diçka e rrezikshme për fëmijën. Kjo temperaturë në më të shumtën e rasteve nuk e kalon 38.5 gradë dhe nuk duhet të krijojë aspak panik tek familjarët e fëmijës. Vaksina përmban brenda saj mikropjesë të virusit që dëshirojmë të luftohet, por që gjithsesi ky virus është tashmë i vdekur dhe shumë i lehtë, por që gjithsesi “zgjon” dhe bën të mundur aktivizimin e sistemit mbrojtës së trupit të fëmijës, i cili fillon ta luftojë atë. Pikërisht ky proçes bën të mundur shfaqjen e pikave të kuqe në zonën e shpimit si edhe rritjen e temperaturës.

Sa ditë zgjat temperatura pas vaksinimit?

Zakonisht kjo temperaturë zgjat për 24 orë nga momenti i shpimit, por ky limit kohe nuk vlen për vaksinën trivalente (MMR). Në këtë rast temperatura mund të shfaqet midis ditës së 5-të dhe 15-të pas marrjes së dozës. Kjo rritje e temperaturës mund të zhduket pas ditës së 3-të, por nëse nuk ndodh duhet të shkoni për vizitë tek mjeku pediatër.

Lexoni edhe: Kur duhet te shtyjme diten e vaksinimit? 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X