Kur duhet te shtyjme daten e vaksinimit te femijes?

0 0

Vaksinimi është një proçes i cili në disa raste të vecanta nuk duhet të kryhet në datën e përcaktuar në librin e vaksinimit të fëmijës. Këto raste përkojnë me faktorë që lidhen me gjendjen shëndetësore të fëmijës, dhe konkretisht nëse fëmija është i sëmurë. Kjo shtyrje mund të bëhet me disa ditë ose disa javë, pra varet nga gjendja e fëmijës.

Cila është gjendja që kërkon detyrimisht shtyrjen e fëmijës?

Në rast se fëmija është prekur nga një virozë, ka temperaturë, ka të vjella apo diare, mund të shtyni vaksinën me rreth 7-10 ditë. Në momentin që simptomat do të zhduken mund të vazhdoni me procedurën.

A duhet të shqetësohemi?

Në këtë rast nuk duhet të shqetësoheni, por duhet të flisni me mjekun për të vlerësuar se cili është momenti i duhur për të vaksinuar fëmijën.

Vaksinimi dhe medikamentet që kërkojnë shtyrjen e vaksinës

Në rast se fëmija është duke marrë një medikament të caktuar, duhet të prisni sa terapia të përfundojë, si edhe disa ditë pas saj. Në çdo moment është mjeku ai që do të bëjë vlerësimin e momentit të duhur kur duhet të vaksinohet fëmija, kjo në varësi të terapisë që fëmija ka ndjekur.

Kur mund ta bëjmë vaksinën?

Në rast se fëmija ka një kollë të lehtë dhe jo shqetësuese, mjeku mund të vlerësojë si të përshtatshëm vaksinimin e fëmijës.

Lexoni edhe: Mosvaksinimi i femijes, frike apo mungese informacioni?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X