Nuk mund të harroj asnjëherë fëmijët që kam trajtuar për shkak se ishin të sëmurë rëndë si pasojë e mosvaksinimit, një fëmijë 5 muajsh u paraqit me temperaturë shumë të lartë si pasojë e një infeksioni në tru (meningjit), një fëmijë që përfundoi në një shkallë shumë të rëndë të pneumonisë si pasojë e variçelës, shumë raste të komplikacioneve të “Haemophilus influenzae b” (Hib), rast në të cilin vaksina përkatëse nuk ishte marrë dhe unë isha prezente për të parë me sytë e mirë seriozitetin e këtyre komplikacioneve.
Si prind, mendoj se detyra jonë më e madhe është të mbrojmë fëmijët tanë çdo ditë, nga dita e parë e lindjes. Ne i ushqejmë ata, kujdesemi për higjenën e tyre, dhe ne jemi ata që i vaksinojmë fëmijët për t’i mbrojtur nga sëmundje të cilat mund të marrin edhe jetën e tyre!
Është pikërisht vaksinimi që ka bërë të mundur uljen e rasteve të vdekjeve, duke ndryshuar totalisht mënyrën e jetesës së njeriut. Nuk mund të qëndrojmë symbyllur para një fakti: në të kaluarën shumë njerëz kanë humbur jetën apo janë prekur prej meningjitit pikërisht pasi nuk kanë qënë të vaksinuar, pra nuk kanë qënë imunë ndaj sëmundjes. Kjo gjë ka bërë të mundur që ajo të përhapet në mënyrë shumë të shpejtë dhe të shkaktojë komplikacione shumë serioze sidomos tek fëmijët e vegjël.
Pra përse duhet të krijojmë kaq shumë polemika në lidhje me këtë sistem imunizues? Si mjeke dhe nënë e dy fëmijëve, shpesh e pyes veten si është e mundur që disa prindër i rrezikojnë fëmijët e tyre aq shumë, duke i lënë të ekspozuar ndaj sëmundjeve që vaksinat i bëjnë ata imunë. Nuk duhet të harrojmë se vaksinat kanë bërë të mundur që disa sëmundje të jenë vetëm një kujtim për brezin tonë, megjithatë ato ekzistojnë ende. Le t’i japim fëmijëve tanë mbrojtjen që ata kanë nevojë të kenë përgjatë gjithë jetës!
Nga mjekja Hansa Bhargava për “WeMD Medical Editor”.
Lexoni edhe: Mosvaksnimi i femijes, frike apo mungese informacioni?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu