Dita e pare e lindjes, nena

0 0

Këshillohet që nëna të ushqejë fëmijën e saj me gji sa më parë të jetë e mundur, madje menjëherë pas lindjes. Gjithçka duhet të fillojë me kontaktin lëkurë me lëkurë, i cili do të favorizojë ushqyerjen me gji. Duhet të dini se cdo nënë ka mjaftueshëm qumësht për fëmijën e porsalindur, i cili ka një stomak me përmasa aq të vogëla sa do të ishin të mjaftueshme shumë pak ml për ta bërë të ndihej i ngopur.

Ti nuk ke qumësht mjaftueshëm!

Sigurisht që ke! Çdo nënë ka! Kulloshtra që prodhon gjiri juaj është mëse e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e fëmijës derisa qumështi i vërtetë të vijë. Shpesh nënat krijojnë idenë se nuk munden të ngopin fëmijën e tyre pikërisht nga këto mendime negative që shprehen tek ajo!

Qumështi i parë: kulloshtra

Kulloshtra është qumështi i parë që prodhohet në gjirin e nënës dhe është shumë i pasur me antikorpe. Në ditën e tretë do të fillojë të shfaqet qumështi i vërtetë, dhe deri atëherë kulloshtra do të jetë e mjaftueshme për fëmijën. Gruaja duhet të mos i japë në asnjë mënyrë fëmijës qumësht formule.

Fillojnë rrjedhjet e gjakut

Pasi fëmija ka ardhur në jetë është shumë normale që nëna të ketë gjakderdhje, të cilat nuk duhet të ngatërrohen me menstruacionet pasi bëhet fjalë për mbetjet e uterusit të cilat dalin jashtë trupit të saj. Gjatë 3-4 ditëve të para këto rrjedhje janë të bollshme, me koagula gjaku dhe me ngjyrë të kuqe, por më pas bëhen më të çelëta. Higjena intime duhet të jetë e përkryer në mënyrë që të parandalohet ndonjë infeksion i mundshëm.

Nëse nëna ka Rh negativ

Dicka e tillë është e qartë që në shtatëzani. Në shtatëzaninë e parë kjo gjë nuk ka pasoja negative për shtatëzaninë e parë, por për pasardhësen po, për këtë arsye në rast se nëna lind një fëmijë me rhezus pozitiv, gjatë 72 orëve të para i injektohet 350-400 mg gamaglobulinë anti-D.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X