Pse eshte e rendesishme te vaksinoni femijet tuaj?

0 0

Vaksinat pa dyshim jane pjese e rendesishme e shendetit publik. Ato luajne nje rol te rendesishem ne parandalimin e semundjeve ngjitese. Ne deshirojme te bejme c’eshte me e mira per femijet tane. Ne e dime rendesine e port bebeve, sigurimit se femijes ne ndenjeset e makinave dhe shume detaje te tjera vetem per t’i mbajtur ata te sigurt. Por a e dime ne se vaksinimi eshte rruga kryesore per te qene te sigurte se ata do te rriten te shendetshem duke mos patur probleme te medha shendetesore gjate jetes se tyre?
Vaksinimi mund te shpetoje jeten e femijes tuaj
Fale arritjeve te fundit shkencore tashme femija juaj eshte i mbrojtur nga nje numer i madh semundjesh. Disa semundje qe dikur prekur mijera femije, madje kane marre edhe jetet e tyre, tashme jane eleminuar plotesisht. Nje shembull konkret eshte perhapja ne mase e semundjes se Poliomelitit shkaktoi vdekjen e nje numri te madh femijesh, ndersa per nje pjese tjeter shkaktoi paralize te perjetshme. Por sot, fale vaksinimit ne te gjithe boten nuk ka me raporte te humbjeve te jetes apo prekjes se femijeve nga semundja e Poliomelitit.
Vaksinimi i femijeve eshte pranuar pas nje shqyrtimi te gjate dhe teper te kujdesshem nga ana e shkencetareve, mjekeve dhe profesionisteve te kujdesit shendetesor. Vaksinat ne me te shumten e rasteve shkaktojne tek femija, skuqje ose dhimbje ne vendin e injektimit por kjo eshte nje situate kalimtare dhe minimale ne krahasim me dhimbjet dhe traumat qe perjetohen nga semundjet tashme te parandaluara nga vaksinimi ne kohe i femijes tuaj.
Imunizimi mbron femijen tuaj dhe te tjeret rreth jush
Vazhdojne akoma edhe sot te shohim raste te semundjeve te tilla si: kolla e mire apo fruthi, kjo si pasoje se femija eshte shume i vogel per te marre vaksimin e plote. Ndersa disa femije jane shume te vegjel per t’u mbrojtur nga vaksinat, disa te tjere nuk jane ne gjendje t’i marrin keto vaksina per shkak te alergjive te renda, sistemit imun te shkaktuar nga kushte te tilla si: leukemia apo te tjera probleme shendetesore. Prandaj per t’i ndihmuar dhe per t’i patur at ate sigurte eshte e rendesishme qe ju dhe femija juaj te jeni plotesisht te imunizuar. Kjo jo vetem qe mbron femijen tuaj, por edhe ndihmon ne parandalimin e perhapjes se ketyre semundjeve ne rrethin ku ju jetoni.
Vaksinimi mbron te ardhmen e njerezimit
Vaksinat kane reduktuar ne nje shifer shume te larte semundje te ndryshme vdekjeprurese apo semundje ku si pasoje e tyre kane mbetur te paralizuar nje numer tjeter po aq i madh femijesh. Per shembull, vaksinimi ka zhdukur semundjen e lise ne mbare boten dhe femijet nuk kane risk, pasi ajo nuk ekziston me. Me vaksinimin e femijes kunder rubeoles rreziku qe grate shtatezana ta kalojne kete virus te fetusi apo tek i porsalinduri eshte ulur ndjeshem. Ndaj eshte e rendesishme te dime se nese ne vazhdojme vaksinimin plotesisht, ne te ardhmen, semundjet qe dikur kane shkaktuar deme te medha te njerezimi tashme nuk do te ekzistoje me.
Parandaloni! Mbroni! Vaksinoni!

Lexoni edhe: Temperatura pas vaksinimit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X