Temperatua pas vaksinimit, sa zgjat dhe si ta trajtojme?

0 0

Menjëherë pas vaksinës së parë të fëmijës duhet të dini se mund të ngrihet temperatura dhe kjo është shumë normale. Gjithashtu fëmija do të ketë siklet dhe do të ndihet i irrituar dhe te ndieje siklet diten e vaksinimit por mund te zgjase edhe diten tjeter, pra varet nga femija.

Pas vaksinimit fëmija juaj do të ketë:

  • Enjtje, forcim dhe skuqje të vendit të shpimit;

  • Temperaturë;

  • Gjendje e irrituar.

Këto simptoma mund të zgjasin 2-3 ditë dhe ju nuk duhet të shqetësoheni. Edhe pse fëmija do të shfaqë temperaturë, ajo nuk do të jetë shumë e lartë

Si të veprojmë nëse fëmija ka temperaturë?

Zakonisht themi se fëmija ka temperaturë kur ajo është më e lartë se 37.5 gradë dhe duhet të shkoni tek mjeku nëse:

  • Bebi nën 3 muajsh ka temperature 38 gradë ose më të lartë;

  • Bebi 3-6 muajsh ka temperaturë 39 ose më të lartë;

  • Pavarësisht moshës nëse fëmija krahas temperaturës ka edhe shenja të tjera që tregojnë një gjendje të përgjithshme jo të mirë.

Nëse fëmija ka temperaturë pas vaksinimit duhet të mbani ambientin e freskët, ku temperatura nuk duhet të jetë më shumë se 18 gradë. Nga muaji i 2 mund të përdorni paracetamol dhe nga muaji i 6 ibubrofen.

Nëse fëmija ka marrë vaksinën kundër meningjitit:

Gjatë marrjes së kësaj vaksine temperatura mund të rritet 6 orë pas shpimit dhe mund të zgjasë deri në 48 orë. Temperatura tregon se trupi po i përgjigjet imunizimit, por edhe nëse fëmija nuk ka temperaturë nuk duhet të shqetësoheni. Kjo varet nga fëmija dhe nuk ka lidhje me efektshmërinë e imunizimit.

Si të parandalojmë ngritjen e temperaturës?

Sipas kompanisë së madhe britanike së medikamenteve Calpol, dhënia e paracetamolit para rritjes së temperaturës do të ndihmojë jo vetëm në parandalimin e saj por edhe në qetësimin e përgjithshëm të fëmijës. Sipas eksertëve të prodhimit të Calpol, ju duhet t’i jepni fëmijës menjëherë pas shpimit shurupin paracetamol pas vaksinimit të 2 dhe 4 mujorit, për të dhënë një dozë të dytë pas 4-6 orësh.

Lexoni edhe: Disa pergjigje ne lidhje me vaksinimin

Kalendari i vaksinave për fëmijët






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X