Vaksina e fruthit, 5 gjëra që duhet të dinë prindërit

0 0

Duke marë shkasë nga përhapja e vrullshme e fruthit së fundmi, në media qarkullojnë shumë lajme për vaksinat. Ka shumë debate rreth tyre, nëse duhen bërë, cili anëtar i familjes i ka të nevojshme, kur dhe pse?

Rebecca Madan, specialiste e sëmundjeve infektive pediatrike në Spitalin e Fëmijëve Nju Jork jep 5 këshilla të rëndësishme që duhet të dini rreth vakisnave dhe si ndikojnë ato në imunitetin e fëmijës suaj.

  1. Përditësimi i vaksinave

Prindërit duhet të informohen mbi versionet më të fundit të vaksinave, të cilat mund të jenë më pak të dhimbshme, parandalojnë numër më të madh sëmundjesh etj.

  1. Nuk ka asnjë arsye për ta lënë vaksinën për më vonë

Është e zakonshme që nga frika, prindërit ta shtyjnë vaksinën e fëmijës për një moment të dytë. Por mjekja Madan shpjegon se diçka e tillë ka pasoja. “Duke pritur nuk e bëni vaksinimin më të sigurt. Ju thjesht po zgjasni kohën kur fëmija juaj është më i ndjeshëm dhe i pambrojtur ndaj sëmundjeve”, – shpjegon ajo.

  1. Çdo anëtar i familjes duhet të vaksinohet

Vaksinimi i fëmijëve është parësor, por ka disa raste kur do të ishte shumë mirë të vaksinohej e gjithë familja, sidomos nëse do të udhëtoni të gjtihë bashkë jashtë shtetit.

  1. Rreziqet nga mosvaksinimi janë më të mëdha se çdo rrezik nga vaksina

Dr. Madan dëshiron që prindërit të dinë se vaksinat janë studiuar gjerësisht dhe çdo rrezik që paraqesin është shumë më i vogël se ekspozimi ndaj një sëmundje potencialisht vdekjeprurëse.

  1. Menjëherë telefononi mjekun tuaj nëse dyshoni se ndonjë anëtar i familjes suaj është ekzpozuar ndaj fruthit dhe mund të sëmuret.

Vaksina MMR, kur duhet t’ja bejme femijes? Mbrojtja nga sëmundja e fruthit, shytave dhe rubeolës.    <– Informohu!

Lexoni edhe: Efektet e vaksines






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A mund të vaksinohen fëmijët...

A mund të vaksinohen fëmijët dhe adoleshentët? Pediatrit thonë po. Ata këshillojnë vaksinimin kundër Covid-19 si për fëmijët ashtu edhe për adoleshentët, sepse edhe ata që gëzojnë shëndet të mirë...

Një vaksinë e re kundër...

Prej disa kohësh, janë studiuar forma alternative të administrimit për vaksinat, veçanërisht për atë anti-grip, me synimin për të lehtësuar trajtimin pa ulur efektivitetin e saj, por më tepër duke...

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X