Vaksina e rotarovirusit (orale)
Gjatë javës së parë pas vaksinës pacienti mund të ketë të vjella dhe diarre:
• Disa foshnja e nxjerrin rotavirusin me anë të feçeve që në dozën e parë.
Vaksina e Hib-Meningokokut C mungesë oreksi
• Hemofil Influenza Tipi B.
Vaksina e diftesisë-tetanozit-kollës së mirë-poliomelitit
Disa femije kanë skuqje dhe enjtje të vendit të injeksionit nga shpatulla e deri në bërryl.
Vaksina e difterisë-tetanozit-kollës së mirë
Disa 18 muajsh kanë skuqje dhe enjtje të vendit të injeksionit nga shpatulla e deri në beryl.
Shytat-fruthi-rubeola-varicela
Rreth 7 deri në 10 ditë pas vaksinimit:
• temperaturë (mund të jetë më e lartë se 39°C);
• skuqje e lehtë e lëkurës (jo ngjitëse);
• simptoma të rrufës;
• enjtje e gjendrave të pështymës.
Rreth 5 deri 26 ditë pas vaksinimit:
• skuqje e lehtë e ngjashme me variçelën.
Shytat-fruthi-rubeola
Rreth 7 deri në 10 ditë pas vaksinimit:
• temperaturë (mund të jetë më e lartë se 39°C);
• skuqje e lehtë e lëkurës (jo ngjitëse);
• simptomat e rrufës;
• enjtje e gjendrave të pështymës.
Vaksina e varicelës
Rreth 7 deri në 10 ditë pas vaksinimit:
• temperaturë (mund të jetë më e lartë se 39°C).
5 deri 26 ditë pas vaksinimit:
• temperature;
• skuqje e lehtë e lëkurës e ngjashme me variçelën.
Vaksina e virusit të papillomës
• Dhimbje të lehta koke;
• Të përziera.
Vaksina e gripit
• Dhimbje muskujsh.
Vaksina e poliomelitit
• Dhimbje muskujsh.
Vaksina e Meningokokut C
• Mungesë oreksi.
Shumica e efekteve anësorë shfaqen menjëherë pas vaksinimit dhe zgjasin 1 deri 2 ditë.
Vaksinat mund të shkaktojnë reaksionet e mëposhtme:
1. Temperaturë e ulët, më pak se 38 gradë dhe që nuk zgjat shumë;
2. Fëmija grindet, nuk qetësohet, është i pakënaqur ose përgjumësh;
3. Fëmija ka dhimbje, skuqje, djegie, kruarje dhe enjtje për 1-2 ditë në vendin e shpimit, ose një gjendër që mund të qëndrojë atje për disa javë.
Cfarë duhet të bëni në kushte shtëpiake:
Nëse shfaqet temperaturë, i jepni fëmijës të pijë lëngje dhe mos e vishni trashë. Paracetamoli mund të jeper në rast dhimbje ose temperature. Ushqeni më shpesh me gji ose jepni më shumë lëngje. Vendosni kompresa me ujë të ftohtë në vendin e injeksionit. Një zgjidhje mund të ishte edhe vendosja e kremit Anesderm.
Kur duhet të shkoni tek mjeku?
• Në rast se dhimbja dhe temperature nuk qetësohen;
• Në rast se shqetësimet që fëmija ndien nuk lehtësohen por përkeqësohen si edhe vihen re simptoma të efekteve anësore.
Efektet anësorë që kanë nevojë për vëmendjen e mjekut janë të rralla
• Konvulsione fibrile: shkaktohen nga temperatura e lartë dhe që në përgjithesi shfaqen tek femijet nën moshën tre vjec.
• Fëmija zbehet papritur, nuk pergjigjet dhe është i pafuqishem rreth një deri 48 orë pas vaksinimit. Më pas fëmija ndjehet mirë.
• Intusept (kur një pjesë e zorrës rreshqet brenda vetes si nje teleskop dhe shkakton bllokim) ndodh tek foshnjat një deri shtatë dite pas marrjes së dozës së parë dhe të dytë të vaksinës me rotavirus.
Shenjat e një gjendje te tillë përfshijnë:
• Të qara;
• Zbehje;
• Këmbë të ngritura drejt stomakut;
• Neurit Brakial (inflamacion i nervave te krahut qe sjell dobesimin dhe mpirjen e muskujve);
• Reaksion i rëndë alergjik (anafilakse) ndodh shpejt, brenda 15 minutave por mund të ndodhë edhe brenda disa orësh.
Shenjat e kësaj sëmundje janë:
• Skuqje ose enjtje të lëkurës;
• Probleme me frymëmarrjen;
• Shenja stresi.
Lexoni edhe: Pse eshte e rendesishme te vaksinoni femijet tuaj
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu