Vaksina MMR, kur dhe perse duhet t’ja bejme femijes?

0 0

Vaksina trivalente MMR, për çfarë shërben ajo?

Kjo nuk është një vaksinë që duhet bërë në mënyrë të detyruar, por Ministria e Shëndetësisë e këshillon dhe madje ofron falas për fëmijët në çdo qendër shëndetësore përkatëse. Është e rëndësishme që fëmija të marrë këtë vaksinë sepse ai duhet të mbrohet nga sëmundja e fruthit, shytave dhe rubeolës.

Fruthi: është një sëmundje infektive që prek sistemin e frymëmarrjes, e cila mund të shkaktojë komplikacione si: polmoniti dhe encefaliti.

Shytat: shkaktohet nga një virus që prek gjendrat e pështymës që ndodhen poshtë veshëve. Kjo sëmundje në rastet më të rënda mund të shkaktojë probleme me dëgjimin, inflamacione në pankreas si edhe në tesktikuj.

Rubeola: prek zakonisht moshën shkollore. Shoqërohet me temperaturë të lartë dhe njolla. Mbroni fëmijën nga këto sëmundje!

Ku dhe kur duhet bërë vaksina MMR?

Vaksina trivalente mund të bëhet pranë çdo qëndre shëndetësore por edhe në spitalet private përkatëse. Kjo është një vaksinë që merret e ndarë në dy doza, të cilat injektohen përkatësisht në moshën 1 dhe 5 vjeçare tek fëmija. Në disa raste nënat preferojnë t’ja bëjnë fëmijës këtë vaksinë në periudhën 12-15 mujore si edhe 5-6 vjeçare. Në rastet më të veçanta, kur mjeku e shikon të domosdoshme marrjen e dozës së dytë, kërkon të bëhet më herët injektimi, por pa tejkaluar limitin 28 ditor nga marrja e dozës së parë.

Lexoni edhe: Nje studim i ri amerikan tregon se nuk ka asnje lidhje midis vaksinave dhe autizmit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X