Parotiti ( shytat )

0 0

Parotiti është një sëmundje e cila shkaktohet nga një virus qe zakonisht përhapet me anë të pështymës dhe që mund të infektojë shumë pjesë të trupit. Ky virus shfaq një “simpati” të vecantë për gjendrat e pështymës, të cilat ndodhen në pjesën e pasme të faqeve, në zonën midis mandibulës ( nofullës ) dhe veshëve. Këto gjendra në rast se preken nga ky virus fryhen dhe bëhen të dhimbshme.
Kjo sëmundje zakonisht prek fëmijët nga mosha 5-14 vjecare. Infeksionet e gjendrave të pështymës prekin shumë rrallë fëmijët më të vegjel se 1 vjec.
Në rast se kjo sëmundje shfaqet njëherë, e bën trupin e njeriut imun ndaj një rasti të dytë. Shumë prindër shpesh mendojnë se fëmija i tyre i ka kaluar më shumë se njëherë shytat, pasi ndonjëherë tek fëmija mund të shfaqet një enjtje e përsëritur gjendrave të pështymës, e cila mund të shkaktohet edhe nga një infeksion tjetër.

Cilat janë simptomat?

Zakonisht sëmundja e parotitit shfaq ethe dhe temperaturë deri në 39.4 gradë, e shoqëruar nga dhimbja e kokës dhe humbja e oreksit. Simptoma klasike e kësaj sëmundje është enjtja dhe dhimbja e gjendrave pranë veshit, duke i bërë faqet e fëmijës të ngjajnë të fryra ( sikur e kanë mbushur gojën me ushqim ). Zakonisht gjendrat bëhen më të fryra dhe më të dhimbshme nga dita 1-3, duke u përkeqësuar në rastet kur fëmija ha, flet, përtypet, pi lëngje ( kryesisht lëngje frutash me përmbajtje acide, si lëngu i portokallit ).
Kjo sëmundje mund të preki si gjendrën e majtë ashtu edhe të djathën, por rrallë ndodh që të infktohen të dyja njëkohësisht. Në disa raste të rralla kjo sëmundje do të infektoj edhe grupe të tjera të gjendrave të pështymës ( pra jo vetëm ato parotide ), dhe nëse ndodh kjo tek fëmija do të shfaqet fryrje në pjesën e poshtme të gjuhës, në pjesën e poshtme të mandibulës si edhe në pjesën e përparme të gjoksit.
Shytat mund të shkaktojnë inflamacion dhe enjtje të trurit dhe organeve të tjera, edhe pse kjo simptomë fatmirësisht shfaqet shumë rrallë. Këto dëmtime zakonisht konsistojnë në shfaqjen e encefalitit ( inflamacion i trurit ) dhe meningitit ( inflamacion në mukozën e trurit dhe palcës kurrizore ).
Simptoma të tjera të zakonshme janë forcimi i qafës, dhimbje koke, të përzjera, të vjella, gjendje gjumi, konvulsione etj.
Shytat tek meshkujt adoleshentë dhe të rritur mund të shkaktojnë një inflamacion të testeve. Zakonisht një testikul fryhet dhe dhemb pas rreth 7-10 ditësh nga shfaqja e fryrjes së gjendrave parotide. Këto simptoma do të shoqërohen nga temperatura e lartë, të dridhura, dhimbje koke, të përzjera, të vjella, dhimbje barku. Pas rreth 3-7 ditësh fryrja dhe dhimbja e testeve fillon të zbehet dhe njëkohësisht edhe temperatura. Në disa raste inflamacioni mund të shfaqet tek të dy testikujt.
Tek femrat parotiti mund të influencojë në pankreas dhe vezore duke shkaktuar dhimbje abdominale. Në disa raste simptomat janë aq të lehta sa nuk dyshohet për parotit.

Si ndodh ngjitja e infeksionit tek personat e tjerë?

Virusi që shkakton sëmundjen e shytave është ngjitës dhe mund të përhapet me anën e pikave të pështymës dhe të sekrecioneve të hundës që mund të dalin nga personi i infektuar. Gjithashtu kontaminimi mund të ndodhë edhe nëpërmjet veshjes së të brendshmeve të personit të sëmurë ose përdorimit së syzeve të tij.
Infektimi i personave të tjerë zakonisht ndodh 2 ditë pas shfaqjes së simptomave ose 6 ditë pas zhdukjes së tyre. Virusi mund të përhapet tek personat e tjerë edhe nga të sëmurë që nuk kanë shfaqur asnjë simptomë.

Parandalimi

Shytat mund të parandalohen nëpërmjet vaksinimit. Vaksina që përmban shtamet e virusit së kësaj sëmundje është vaksina MMR ( Fruth-Shyta-Rubeolë ), e cila zakonisht injektohet tek fëmijët në muajin 12-15 të jetës. Një dozë e dytë e kësaj vaksine merret rreth moshës 5-vjecare.
Në rast të shpërthimit të kësaj sëmundje, mjeku pediatër mund të rekomandojë një dozë shtesë të vaksinës, gjithmonë në rast se fëmija nuk e ka marrë dozën e dytë të saj.

Kohëzgjatja

Periudha e inkubacionit të kësaj sëmundje varion nga 12-25 ditë, por mesatarja është 16-18 ditë.
Fëmijët e kalojnë këtë sëmundje pas rreth 10-12 ditësh, ndërsa enjtja e të dy gjendrave fillon të ulet pas rreth 7 ditësh, edhe pse rrallë ndodh që ajo të shfaqet njëkohësisht tek të dyja.

Si duhet ta kurojmë?

Nëse ju mendoni se fëmija juaj ka parotitin duhet të kontaktoni me mjekun, i cili në bazë të vizitës që do t’i bëjë fëmijës tuaj do të diagnostikojë sëmundjen. Më pas ai do të jetë në kontakt me ju për të ndjekur ecurinë e sëmundjes, progresin apo komplikacionet që mund të shfaqen.
Për shkak se shytat shkaktohen nga një virus nuk mund të trajtohen me antibiotikë.
Në shtëpi ju duhet të tregoni kujdes për të mbajtur nën kontroll temperaturën e fëmijës si edhe ethet. Për uljen e temperaturës, ju mund të përdorni medikamente të tilla si:
Takipirina, Eferalgani, Ibubrofeni, por në asnjë mënyrë aspirinë.
Këto medikamente do të ndihmojnë gjithashtu edhe në qetësimin e dhimbjeve të gjëndrave. Përdorimi i aspirinës nuk këshillohet pasi ajo mund të shkaktojë sindromën “Reyes”, e cila shkakton insuficiencën e mëlcisë dhe për pasojë mund të sjellë vdekjen e fëmijës.
Kujdesuni që dieta ushqimore e fëmijës të përmbajë ushqime të buta dhe që nuk kërkojnë shumë përtypje si edhe inkurajoheni fëmijën të pijë shumë lëngje. Shmangni ëmbëlsirat si edhe lengjet e frutave me përmbajtje acide ( lëng portokalli ) të cilat përkeqësojnë dhimbjet.
Kur shytat prekin testikujt mjeku mund të përshkruajë medikamente të forta për dhimbjen dhe enjtjen si edhe mund t’ju udhëzojë për mënyrën si duhet të vendosni kompresa për të qetësuar zonën.
Një fëmijë i prekur nga shytat nuk ka nevojë të qëndrojë në shtrat, por për momentin e kthimit të tij në shkollë duhet të pyesni mjekun.

Në cilat raste duhet t’i telefonoj mjekut?

Duhet të kontaktoni me mjekun ne cdo rast që dyshoni së fëmija juaj ka shytat.
Nëse fëmijës tuaj i është diagnostikuar kjo sëmundje ju duhet të mbani nën kontroll temperaturën dhe nëse ajo shkon mbi 38.5 gradë duhet të kontaktoni me mjekun.

Në disa raste parotiti mund të prekë trurin dhe membranat e tij, prandaj duhet të kontaktoni menjëherë me mjekun në rast se fëmija shfaq:

  • Ngirje të qafës.
  • Konvulsione ( kriza epileptike ).
  • Gjendje të tepruar gjumi.
  • Dhimbje të madhe koke.
  • Ndryshime të statusit mendor.

    Ju duhet t’i kushtoni vëmëndje dhimbjeve të barkut që mund të sinjalizojë përfshirjen e pankreasit në të dy gjinitë ose të vezoreve në rastin e vajzave. Tek djemtë duhet t’i kushtoni vëmendje temperaturës së lartë si edhe enjtjes së testikujve.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X