Nje studim i ri amerikan tregon se nuk ka asnje lidhje midis vaksinave dhe autizmit!

0 0

Një tjetër studim hedh poshtë një lidhje të mundshme të vaksinave me autizmin. Bëhet fjalë për një studim shumë të thellë të bërë me një kampion shumë të ndjeshëm, fëmijët të cilët kanë në familjen e tyre raste me autizëm. Këta fëmijë që janë marr në studim do të jenë më të rrezikuar për t’u prekur nga kjo sëmundje, si për shkaqe gjenetike ashtu edhe për shkaqe ambjentale.
Rezultati i këtij studimi pohon se nuk ka asnjë lidhje midis vaksinës trivalente ( MMR ) dhe autizmit, edhe tek fëmijët më të rrezikuar. Ky studim u krye nga instituti nacional i shëndetit mendor, instituti i shëndetit, dhe instituti i shëndetit dhe shërmbimeve njerëzore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjithsesi ky rezultat nuk përbën një lajm të ri për shoqërinë tonë duke qënë se studimet e bëra gjatë 15 viteve të fundit kanë konfirmuar të njëjtën gjë, pra që vaksina trivalente ( fruth-parotit-rubeolë ) nuk shkakton autizëm. Megjithatë ka shumë familjarë të cilët tregohen dyshues rreth këtyre pohimeve, duke refuzuar shpesh të vaksinojnë fëmijët e tyre.
Në më të shumtën e rasteve refuzimi i vaksinimit bëhet nga prindërit të cilët fëmijën e madh e kanë autik. Ata nuk pranojnë të vaksinojnë fëmijët e tjerë nga frika se mos edhe ai bëhet autik. Kjo është një nga pikat të cilat i dhanë “startin” bazimit të studimit pikërisht tek fëmijët të cilët e kanë një vëlla ose motër autik, pasi ata do të jenë më të “rrezikuarit”.
Cfarë thonë të dhënat?
Nga 95.727 fëmijë të marrë në studim, rreth 1.929 ( 2% e fëmijëve ) kishin një vëlla ose motër të madh me autizëm. Rreth 994 fëmijë u diagnostikuan me autizëm, nga të cilët 134 kishin një vëlla/motër autik, ndërsa 860 prej tyre nuk kishin askënd me këtë sëmundje. Probabiliteti i shfaqjes së sëmundjes së autizmit tek fëmijët që nuk kanë dikë me autizëm në familje do të ishte më i madh krahasuar me fëmijët të cilët kanë një vëlla/motër autik, pavarësisht moshën së bërjes së vaksinës. Analizimi i të dhënave që kanë dalë nga studimi, hedh poshtë edhe njëherë një lidhje midis vaksinës trivalente MMR dhe sëmundjes së autizmit edhe tek fëmijët më shumë të rrezikuar për t’u prekur prej saj.
Jo vetëm ky studim, por edhe shumë të tjerë kanë pohuar se mosha në të cilën shfaqen çrregullimet që lidhen me spektrin e autizmit nuk ndryshon midis fëmijëve të vaksinuar dhe atyre jo të vaksinuar, po ashtu ashpërsia e sëmundjes si edhe përsëritja brenda familjes.
Në fakt e gjithë kjo histori e “sajuar” nga Andrew Wakefield në vitin 1998, duhet të marri fund njëherë e përgjithmonë, jo vetëm nga rezultati i këtij studimi, por edhe nga rezultatet e studimeve të tjera të pafundme që janë bërë dhe që kanë nxjerr po të njëjtin përfundim. Wakefield u diskreditua si edhe j’u hoq e drejta e ushtrimit të profesionit si mjek, pasi u vërtetua se ai kishte marr rreth 500.000 stërlina nga një avokat i specializuar për paditë kundër kompanive farmaceutike.
Përhapja e kësaj teorie false ka shkaktuar një përhapje në masë të fëmijëve të pavaksinuar, sidomos gjatë viteve të fundit. Refuzimi i vaksinimit ka ulur imunitetin e popullsisë ndaj sëmundjeve të cilat janë mbajtur nën kontroll pikërisht nga vaksinat!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X