Prodhimi i qumështit të gjirit pa qenë shtatzënë: Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

0 0

Prodhimi i qumështit të gjirit është një përgjigje e natyrshme e trupit tek gratë që së fundmi kanë sjellë në jetë një fëmijë. Por, ka raste kur gjoksi juaj mund të rrjedhë qumësht edhe nëse nuk jeni shtatzënë apo nuk ushqeni me gji. Prodhimi i qumështit të gjirit pa qenë shtatzënë mund të jetë një efekt anësor i disa ilaçeve ose çrregullimeve të gjëndrës së hipofizës.

Një gjendje e tillë quhet “galaktorrhea”, e cila përjetohet nga rreth 20-25% e grave në një moment në jetën e tyre. Është e zakonshme tek gratë e moshës 20 deri në 35 vjeç. Sekretimi i qumështit mund të jetë i përhershëm ose i përkohshëm, i bollshëm ose i pakët, vetëm në njërën anë ose në të dyja anët.

Pse prodhoni qumësht nëse nuk jeni shtatzëna?

Kjo ndodh për disa arsye fiziologjike dhe patologjike.

Arsyet fiziologjike:

  • Në rastin e “amenorrhea-s” (mungesa e periodave për një muaj), rrjedhja e qumështit zakonisht shkaktohet nga hiperprolaktinemia, një gjendje në të cilën niveli i hormonit të prolaktinës në gjak rritet dhe stimulon prodhimin e qumështit të gjirit. Ky hormon ka nivele të larta në trup pas lindjes, zakonisht, dhe kjo është normale. Ndryshimi i thithave apo gjinjve gjatë seksit.
  • Streset psiko-sociale.

Arsyet patologjike:

  • Çrregullimet që përfshijnë hipotalamusin ose hipofizën. Plagët në kërcellin e hipofizës që mund të çojnë në galaktorrhea.
  • Tumoret si kraniofaringioma, germinoma, meningioma.
  • Çrregullime infiltrative si histiocitoza, sarkoidoza.
  • Kistet në xhepin e Rathke (në tru).
  • Plagë hipofizike si prolaktinoma.
  • Plagë në murin e kraharorit.
  • Kirurgjitë në gji.
  • Djegiet.
  • Lëndimi i shtyllës kurrizore.
  • Herpes .
  • Traumat
  • Sëmundje sistemike si hipotiroidizmi, pamjaftueshmëria renale.
  • Hiperprolaktinemia e nxitur nga medikamentet që përfshin antipsikotikët, ilaçet e lëvizshmërisë gastrointestinale (metoklopramide), ilaçet kundër depresionit, medikamentet antihipertensive, kokaina.

Simptomat e prodhimit të qumështit pa pasur shtatzëni

Rrjedhja e qumështit është në vetvete një simptomë.

Në rastin e hipofizës ose sëmundjes hipotalamike:

  • Dhimbje koke;
  • Çrregullime me shikimin;
  • Temperaturë;
  • Kriza;
  • Oreks i çrregullt;
  • Poliuria;
  • Polidipsia.

Në rastin e hiperprolaktinemisë:

  • Ulja e dëshirës seksuale;
  • Infertilitet;
  • Oligomenorrhea;
  • Amenorrhea.

Në rastin e hipotiroidizmit:

  • Lodhje;
  • Temperaturë të ftohtë;
  • Konstipacion.

Në rastin e tirotoksikosis:

  • Nervozizëm;
  • Shqetësim;
  • Djersitje e tepruar;
  • Nxehtësi;
  • Humbje peshe pavarësisht rritjes së oreksit.

Nëse ndonjë nga simptomat e përmendura më sipër ose një rrjedhje të qumështit nga gjoksi atëherë menjëherë shkoni tek mjeku. Diagnoza e hershme dhe trajtimi mund të parandalojnë përkeqësimin e gjendjes.

Diagnoza e rrjedhjes së qumështit të gjirit pa qenë shtatzënë përfshin një ekzaminim fizik dhe një vlerësim laboratorik.

Përmes një testi fizik mjeku përcakton peshën dhe gjendjen tuaj dhe shqyrton gjoksin për çdo infeksion, acarim ose traumë. Ai do të ekzaminojë gjoksin apo shenja të tjera.

Pas ekzaminimit fizik, mjeku mund të sugjerojë ekzaminimin nga analizat laboratorike.

Trajtimi

Trajtimi do të varet nga niveli i prodhimit të qumështit. Zakonisht mund të bëhet me medikamente ose me ndërhyrje kirurgjikale në momentin që përdorimi i ilaçeve ka dështuar.

Mund të trajtohet edhe me radioterapi tek pacientët me makroadenoma, të cilët nuk mund të trajtohen duke përdorur ilaçe apo kirurgjinë.

Parandalimi i prodhimi të qumështit nëse nuk jeni shtatzënë.

  • Shmangni veshjet e reçipetave që irritojnë thithat.
  • Shmangni stimulimn e gjoksit gjatë seksit.
  • Praktikoni meditimin, jogan ose angazhohuni në aktivitete fizike për të lehtësuar stresin.
  • Kontrolloni për ndonjë gungë për të bërë vetë një ekzaminim të gjirit.

Jo të gjitha simptomat e rrjedhjes se qumeshtit janë të rënda, por disa mund të paraqesin sfida që kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor.

Lexo edhe: Si funksionon prodhimi i qumeshtit te gjirit?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X